Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshni

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshni Empty
MesazhTitulli: Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshni   Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshni Icon_minitimeWed Jan 09, 2008 10:46 am

Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshnik Xhiku fiton cmimin e parė nė Uashington.
26 Shtator 2004



Skulptori shqiptaro amerikan Kreshnik Xhiku u nderua kėto ditė me ēmimin e parė pėr njė skulpturė tė artit abstrakt tė titulluar Forma. Kjo dhe njė tjetėr skulpturė e zotit Xhiku, krahas 29 veprave tė skulptorėve tė tjerė amerikanė do tė qendrojnė tė ekspozuara pėr disa muaj nė hollin kryesor tė qėndrės kulturore Uashington Square.
Ēmimi u dha tė enjten mbrėma nė prani tė shumė artistėve dhe vizitorėve, e miqve tė skulptorit. Gezimi pėr Kreshnikun ishte i madh. Nė dorė mbante ēertifikatėn e ēmimit dhe zėri i dridhej nga emocionet. Ēmimet u ndanė nga Lidhja e Artit, njė shoqatė e pėrbėrė nga mė shume se 1 mije piktorė e skulptorė tė rrethit tė kryeqytetit Uashington. Anėtar i kėsaj lidhjeje ėshtė edhe Kreshniku, ish dekan nė akademinė e arteve nė Tirane, i cili ka rreth 5 vjet me banim tė pėrhershėm nė Shtetet e Bashkuara. Ekspozita me 31 skulptura tė artistėve tė ndryshėm ėshtė hapur nė kuadėr tė festimeve me rastin e 50 vjetorit tė Lidhjes sė Artit, e njohur nė Shtetet e Bashkuara jo vetėm per institutin e artit, ku Kreshniku jem mesim, por edhe pėr galerinė e pasur, ku gjenden te ekspozuara shumė vepra tė tjera tė skulptorit shqiptar. Kėsaj skulpture, artisti i ka vėnė emrin Forma, ndoshta sepse ėshtė forma e saj qė tė tėrheq menjėherė vemendjen. Skulptura e dytė prej copėza druri, e zotit Xhiku, e cila qėndron e varur, titullohet The rug, Qilimi. Ai thote se kjo i pelqėn mė shume, pasi pėr kėtė ėshtė munduar mė shume pėr ta krijuar. Skulpturat janė abstrakte dhe vizitorėt ndalen, i shohin, i prekin, por ēfarė mendojnė? “Pėrpiqem tė kuptojė sesi e ka bėrė”, thote vizitori. “Nuk di ē‘tė them”, shton ky vizitor. “Ato janė tė hapura pėr interpretim. Gjithkush tė krijojė mendimin e tij, ndoshta kjo ėshtė edhe njė nga veēoritė e artit abstrakt.” Ndėrsa njė tjetėr vizitore pasi ka parė edhe skulpturat e tjera ndalet e thote: “Me pelqen puna e Kreshnikut, ėshtė mjaft e vecantė dhe tė bėn tė mendosh.” Pa dyshim, Kreshniku, bashkėshortja e tij dhe dy vajzat e tyre ndjehen krenare. Por kėtė tė drejtė duket se e kane edhe kėta shqiptarė qė kishin dėgjuar pėr ekspozitėn dhe erdhėn pėr ta pare.“Vertet ėshtė vleresuar puna e tij pa paragjykime. Nė Amerikė talenti vlerėsohet pavarėsisht nė je i huaj ose vendas”, thotė Erlinda Zhuzhuni me banim nė Uashington. Ndėrsa shqiptaro amerikani tjetėr, Besnik Shtylla thotė se ky sukses i skulptorit Xhiku nderon jo vetėm autorin por tė gjithė shqiptarėt. Ndėrsa bashkėshortja e Besnikut, Virgjinia thotė se ky suskes tregon gjithashtu se shqiptarēt janė tė zotė e tė aftė tė bėjnė gjithēka. Por ėshtė edhe diēka tjetėr qė ndoshta nuk e dinė tė gjithė, thotė Besnik Shtylla, me banim nė Uashington dhe mik i skulptorit. Kreshnik Xhiku ka dhėnė kontributin e tij artistik edhe nė memorialin e luftės sė dytė botėrore qė u pėrurua kohėt e fundit nė Washington.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshni
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Organizatori shqiptaro-amerikan i Saint Louis University jep

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Kultura :: Arti Shqiptar-
Kėrce tek: