Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basketboll - Pėrfaqėsuesja nė vlugun e pėrgatitjeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Basketboll - Pėrfaqėsuesja nė vlugun e pėrgatitjeve Empty
MesazhTitulli: Basketboll - Pėrfaqėsuesja nė vlugun e pėrgatitjeve   Basketboll - Pėrfaqėsuesja nė vlugun e pėrgatitjeve Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:04 pm

Basketbollistėt e pėrfaqėsueses sė Kosovės tė martėn kur janė futur pėr stėrvitje nė palestrėn e Vushtrisė nė mbrėmje para orės 20:00, kanė hasur nė sallėn e papastruar dhe detyrėn e pastrimit e kanė patur “stėrvitje shtesė” pėr tė vazhduar mė pastaj me ushtrime tė rregullta. Stėrvitjen e martės megjithatė e kanė pėrcjellur rreth 100 shikues.
Basketbollisti i Sigal Prishtinės, Habib Ademi, do tė jetė lideri i pėrfaqėsueses sė Kosovės nė basketboll. Ademi, i cili ėshtė kampion me Sigal Prishtinėn, ėshtė zgjedhur kapiten nga basketbollistėt dhe stafi i pėrfaqėsueses qė po qėndron nė shkollėn policore nė Vushtrri.
“Kemi shkuar nė atė opsion dhe kemi zgjedhur basketbollistin mė tė vjetėr dhe mė me pėrvojė nė basketboll, Habib Ademin”, tha ndihmėstrajneri i pėrfaqėsueses, Albert Sylejmani. Ademi, i cili e ka fituar titullin e kampionit nė Kosovė me Mabetexin dhe me Sigal Prishtinėn.
As nė ditėn e dytė tė pėrgatitjeve nuk ėshtė paraqitur basketbollisti serb i KB Bambit, Nenad Stojanoviq, dhe, sipas trajnerit Sylejmani, mė nuk do tė llogaritet nė tė.
“Me gjithė dėshirėn e tij qė tė luajė pėr ne, siē na ka thėnė, Stojanoviq nuk ėshtė paraqitur. Si duket ka pengesa. Megjithatė, ne nuk do tė llogarisim mė nė tė dhe do ta fshijmė nga lista e pėrfaqėsueses”, tha Sylejmani.
Por, pos Stojanoviqit, nuk i janė bashkuar as Fikret Hanxhiqi i lėnduar e Ersid Luca. “Hanxhiq definitivisht nuk do t’i bashkohet ekipit, dhe as Ersidi. Hanxhiqi ėshtė i lėnduar, deri sa Ersidi ka shpreh gatishmėri me ardhur, por ka qenė e pamundur t’i sigurohet viza dhe pėr kėtė nuk llogaritet nė te. Nuk janė paraparė zėvendėsimi pėr kėta tė tre, pra tani i kemi 14 lojtarė, do tė largohen edhe 2, pėr tė ardhur nė shifrėn e 12 basketbollistėve qė do tė udhėtojnė”, tha Sylejmani.
Pėrfaqėsuesja e Kosovės nė basketboll nė ditėn e dytė tė pėrgatitjeve, pos pjesės tekniko-taktike, ka punuar edhe nė pjesėn kondicionale dhe nė qėndrueshmėri, si dhe nė sulm. Seleksioni i Kosovės do tė pėrcaktohet deri tė premten e 10 nėntorit, kur edhe kryhen pėrgatitjet para nisjes nė turneun nė Jordani, qė zhvillohet prej 16-24 nėntor.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Basketboll - Pėrfaqėsuesja nė vlugun e pėrgatitjeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: