Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basketboll - gjashtė xhiro para play-offit, skuadrat me ambi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Basketboll - gjashtė xhiro para play-offit, skuadrat me ambi Empty
MesazhTitulli: Basketboll - gjashtė xhiro para play-offit, skuadrat me ambi   Basketboll - gjashtė xhiro para play-offit, skuadrat me ambi Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:15 pm

Basketbollistėt legjionarė po i kthehen kampionatit kosovar tė basketbollit, gjashtė xhiro para se tė fillojė play-offi, ku fut nė zjarr gjashtė skuadrat e para, derisa edhe dy tė fundit luftojnė pėr ekzistencė nė Siguria Superligė. Gjashtė prej tetė ekipeve kanė paralajmėruar se do tė kenė pėrforcime.
Skuadra e fundit qė sė paku synon mbetjen nė ligė ka kryer tri transfere brenda dy javėve. Kastrioti ka marrė kroatin Igor Gjerman dhe boshnjakun Nexhat Spahiq, dhe synon edhe njė kroat tjetėr Ante Xhepina. Edhe Vėllaznimi ka po tė njėjtat ambicie, mbetjen dhe play-offin dhe ka finalizuar kalimin e Dejvis Begajt, objektiv qė e kishin nė fillim tė sezonit, dhe ka marrė edhe basketbollistin nga Bosnja Abdurahman Kahrimanoviq. Bashkimi ditė mė parė ka angazhuar basketbollistin shqiptar nga Maqedonia Elber Aliun.
Kjo ka alarmuar edhe pjesėn tjetėr tė skuadrave, tė cilat synim kanė titullin. “Gjithsesi do tė ketė pėrforcime te Peja. Skuadrės i mungon njė lojtar i qendrės”, tha Gazmend Popovci, sekretari i KB Pejės.
Trepēa qė synon pozitėn e katėrt nė play-off, ka pėrmendur katėr lojtarė qė do tė mund tė jenė pjesė e skuadrės. “Ende s’kemi vendosur decidivisht se kė do tė marrim, por kemi nė opsion, pos Fikret Hanxhiqit edhe dy ish-lojtarėt Marko Zhorzh dhe Igor Miliēiq, si dhe njė qendėr”, tha Linda Shala, kryetare e klubit tė Trepēės.
Tė njėjtėn porosi dėrgon edhe Sigal Prishtina, e pozicionuar e dyta. “Patjetėr do tė pėrforcohemi. Kemi nevojė pėr pozitėn 4 dhe 5 pėr t’i bėrė ballė Mabetexit dhe Pejės”, tha Veton Kajtazi, anėtar i Bordit tė klubit. “Do tė presim protezat e Mabetexit dhe Pejės se ēfarė do tė bėjnė. Emrat pėr momentin nuk janė nė opsion”, tha Kajtazi, duke pohuar se lojtari qė ka zhvilluar vetėm njė ndeshje me Sigal Prishtinėn, Milan Parezanoviq, ėshtė lojtar i tyre.
Dy skuadrat qė nuk kanė apetite pėr “legjionarė” dhe pėrforcime janė Mabetex dhe Drita. “Pėr momentin nuk jemi duke menduar nė pėrforcime tė tjera. Kemi skuadrėn e kompletuar dhe ende ėshtė herėt”, tha Gėzim Mehmeti, drejtor i aktiviteteve sportive pranė Mabetex. Drita nuk mendon nė pėrforcime pėr shkak se klubi qėndron dobėt financiarisht. “Klubi nė kėtė situatė qė ėshtė, nuk ka mundėsi. Jemi shumė tė dobėsuar materialisht pas largimit tė sponsorit”, tha Besnik Bekteshi, drejtor i skuadrės gjilanase, qė nė pjesėn e parė tė kampionatit i ka frikėsuar tė gjitha skuadrat me blerje.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Basketboll - gjashtė xhiro para play-offit, skuadrat me ambi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Na mashtruan para zgjedhjeve presidenciale

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: