ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Maldini: Terheqja nuk me tremb!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Maldini: Terheqja nuk me tremb!   Fri Jan 11, 2008 4:16 pm

“Terheqja nga futbolli nuk me tremb”. Paolo Maldini e di qe tani eshte prane fundit te nje karriere ne te cilebn ka fituar gjithcka me klubin dhe ka treguar nje klas te rralle per ate te nje mbrojtesi. Me ndeshjet qe kalojne njera pas tjetres, fundi eshte gjithmone e me prane per kapitenin legjendar te Milanit. “Pa dyshim, duhet te ndryshoj zakonet e mia. Shume gjera qe tani me duken normale nuk do te jene me. Do te merrem me nje pune te ndryshme, qe tani nuk e di ende se cfare, por kam te qarte qe do te me mungoje puna e perditshme n?_e skuader, stervitja dhe jetesa ne grup. Besoj se do te vazhdoj te jetoj ne Milano, pasi e ndiej kete si qytetin tim. Mbase mund te bashkepunoj me Milanin, te vendos ne dispozicion te klubit pervojen time. Mendoj qe do te kete hapesira per shume gjera”.

Gjate rrefimit te tij per mikrofonat e “Sky”, Paolo preku nje sere temash. Ai e di qe ky do te jete sezoni i tij i fundit me Milanin, prandaj do te jete e rendesishme ta mbylle ne menyre te suksesshme. Fjalet e kapitenit perqendrohen tek dy brazilianet e shumeperfolur te sulmit, Ronaldo dhe Pato. “Ronaldo ne stervitje ka dhene gjithmone me te miren. Eshte nje kampion qe e di se cfare duhet te beje. Motivimi nuk ka qene kurre nje problem per te. Do te dije te tregoje vlerat e tij”. Tani Milani ka ne dispozicion edhe Paton, qe mund te luaje ne ndeshjet zyrtare. “Teknikisht eshte shume i mire. Eshte ne gjendje te gjuaje me te dyja kembet dhe ka nje shkathtesi qe e ben teper te veshtire per t’u mbuluar prej mbrojtesve kundershtare. Forca e tij fizik eshte mbreselenese duke patur parasysh qe eshte vetem 18 vjec. Gjeja me e rendesishme per nje futbollist eshte te luaje. Ai ne keto gjashte muaj nuk ka luajtur asnjehere ne nje ndeshje te vertete dhe kjo nuk te ndihmon per t’u pershtatur”. Te dielen ne “San Siro” vjen Napoli dhe Maldini e di qe fitorja eshte pothuajse nje detyrim. “Eshte e pabesueshme qe ne shtepi nuk fitojme ne kampionat qe prej 21 prillit te shkuar. Kjo do te thote qe mbase ka ardhur momenti”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.albanianforum.net
 
Maldini: Terheqja nuk me tremb!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: