ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Kruz: Roma ka dicka me shume!

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Kruz: Roma ka dicka me shume!   Fri Jan 11, 2008 4:16 pm

I pazevendesueshem eshte nje fjale qe nuk eshte marre kurre ne konsiderate nga Hulio Rikardo Kruz gjate karrieres se tij, por pas dhjete golave ne kampionat, me nje mesatare prej nje goli ne cdo 89,7 minuta, kontributi i argjentinasit per Interin eshte vendimtar. Ne pritje te rikthimit te kampionatit se bashku me golat e tij, Kruz komenton “goditjet” me te mira te sezonit. “Goli i shenuar ndaj Juves erdhi ne nje aksion me te vertete te bukur, sepse lame te shtangur te gjithe mbrojtesit. Me Milanin, ne pak metra hapesire u perpoqa te shenoja me nje gjuajtje te shpejte dhe me shkoi mire sepse topi perfundoi ne rrjete”. Me gjeste te tilla te rralla teknike, golashenuesi “part?time” eshte shnderruar ne nje titullar te pazevendesueshem ne planet e Mancinit. Sipas Kruzit, nuk do te kishte arritur kurre ne keto nivele nese nuk do ta kishte trajtuar futbollin si nje pasion dhe jo vetem profesion. “Une perpiqem gjithmone te bej detyren time, duke e konsideruar ate si nje argetim. Me pelqen te luaj futboll, te merrem me sport, por nga ana tjeter e shoh rolin tim ne skuader edhe si nje pergjegjesi ndaj te tjereve. E di qe shoket e mi do te varen nga paraqitja ime dhe e di qe ata kane besim tek une, prandaj ky eshte gjithmone nje motivim i madh per te bere me te miren”.I pyetur per kundershtaret e Interit per titullin kampion, argjentinasi i druhet me sghume konkurrences se Romes. “Fiotentina eshte nje skuader qe me befasoi, duke pare qe aq shume lojtare te rinj po luajne ne nje nivel aq te larte, por besoj qe Roma ka dicka me shume”. Interi kryeson me shume distanca, por Kruz perfundon: “Eshte e vertete qe kemi diference pikesh, por ne futboll nuk i dihet kurre se si perfundon. Ende nuk eshte mbyllur faza e pare, prandaj eshte shume heret per te nxjerre perfundime”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.albanianforum.net
 
Kruz: Roma ka dicka me shume!
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sejdi Berisha:Kujtimi pėr mėsuesin tim, pėr ėndrrėn e shkrimit...!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: