ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Braziliani Junior Uashington. Vjen, provohet dhe... shenon

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Braziliani Junior Uashington. Vjen, provohet dhe... shenon   Fri Jan 11, 2008 4:20 pm

Javet e para te vitit te ri 2008 e kane gjetur Tiranen si nje “cerdhe prove” per lojtare shqiptare e te huaj, te cilet vijne cdo dite per t’u testuar, ne menyre qe me pas te sigurojne nje vend tek kampionet e Shqiperise. Pas francezit Mohelebi, por edhe maqedonasit Gjoreski, dje ne prove te bardheblute kane qene tre futbolliste, nga te cilet dy braziliane dhe nje kroat me origjine shqiptare.

Uashington, ai qe bindi menjehere

Nuk ka dale pernjehere me te tjeret, madje ka qene i fundit qe ka hyre ne fushen stervitore te “Skender Halilit”, kur ndeshja miqesore e skuadres se Hafizit, me Olimpikun, kishte 3 minuta qe kishte filluar. Fjala eshte per sulmuesin 25?vjecar brazilian, Uashington Junior. Ish?lojtari i Apolonise, sezonin e kaluar, ishte therritur tek Tirana nga sekretari i klubit, Shkelqim Muca, i cili ka dashur ta provoje dhe nuk eshte se e ka patur gabim. 35 minutat e pjeses se pare, ai vrapon dhe ben cdo ushtrim qe i kerkohet, se bashku me rezervat, teksa nga ana tjeter, ne fushen kryesore 11?shja e pare luan me Olimpikun. Vjen pjesa e dyte dhe eshte radha e Uashington. Ai futet, zhvillon nje ndeshje shume te mire dhe shenon, madje dy here, ne porten e inferioreve. Nje gol ne te 76' dhe nje tjeter ne te 84', shenojne “dopieten” e tij te pare me fanellen bardheblu dhe duket se lojtari e bind menjehere Hafizin. Muca krenohet me lojtarin qe ka sjelle dhe eshte normale. Per 35 minuta ai pa, luajti shenoi, fitoi dhe bindi. Por Uashington nuk ka qene i vetmi lojtar, qe ka qene dje ne prove tek Tirana, teksa nje emer tjeter ishte edhe ai i Xhekson Da Silves, braziliani i dyte qe ka luajtur ne pjesen e pare te ndeshjes miqesore me Olimpikun. Por, ne ndryshim nga i pari, ai nuk eshte se tregoi ndonje gje.

Kcira, kroato?shqiptari i preferuar i Baricit

Ne radhet e Tiranes, dje ka qene edhe nje tjeter futbollist. Fjala eshte per sulmuesin kroat me origjine shqiptare, Lek Kcira, i cili njihet pikerisht prej deshires se ish?trajnerit te kombetares kuqezi, Baric, per ta grumbulluar ate ne skuadren e tij. Keshtu, 24?vjecari, i cili eshte aktivizuar ne ligen e pare kroate, me Varteks Varazhdin, por edhe me disa skuadra te njohura, ka luajtur dje, ndersa sot pritet pergjigja e Hafizit per te ardhurit e fundit.

Bardheblute, “poker” me Olimpikun

Kane fituar permes shifrave te thella, 5?0, kampionet dje, ne ndeshjen e pare miqesore pe vitin 2008, me skuadren inferiore te Olimpikut. Keshtu, pjesa e pare eshte mbyllur 2?0, me dy gola te shenuar mjeshterisht nga Klodian Duro, i pari ne minuten e 27?te dhe i dyti ne te 38'. e pjesen e dyte, Arapi ka thelluar diferencen ne 3?0, ne minuten e 70?te, teksa braziliani Uashington ka mbyllur ne 5?0, permes dy golave te tij, ne te 76' dhe 84'.

Abazaj eshte dhene “borxh”?!

Oriand Abazaj nuk eshte largua perfundimisht nga Tirana. Nje lajm i tille eshte bere i ditur dje, teksa nga burime te brendshme te klubit eshte mesuar se sulmuesi nuk e ka prishur kontraten me bardheblute. Keshtu, nga sa mesohet, ka qene Tirana ajo, qe e ka leshuar ate tek krutanet ne formen e huazimit per nje sezon. Kjo, pasi ne rast se do te prishte lojtari kontraten, Abazaj do t’i detyrohej Tiranes dhe, ne te kundert, edhe Tirana do te detyrohej t’i jepte nje shume te majme lojtarit. Por zgjidhja duket se eshte vendosur unanimisht. Tirana e paguan, ai luan per Kastriotin. Gj.C
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.albanianforum.net
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Nje shans per nje fanele   Fri Jan 11, 2008 4:20 pm

Nese do te kishte qene Oto Baric, lista do te ishte nje tjeter. Jo sepse behet fjale per nje tjeter teknik, por sepse behet fjale per dy momente te ndryshme te “shkruarjes” ne nje turne. Federata Shqiptare e Futbollit eshte munduar dje te shpjegoje ne vija te pergjithshme 27 emrat qe ka perfshire ne udhetimin turk. Mbi te gjitha eshte zbuluar nje detaj qe askush deri tani nuk e kishte kuptuar, ose te pakten nuk ishte thene. Ata qe do te shkojne atje, ne plazhet e Kemerit, nuk jane kandidatet kuqezi. Kurrsesi. Jane lojtaret me te dalluar te kampionatit shqiptar ne pjesen e pare te edicionit. Dhe per kete arsye ka edhe shume emra qe te gjithe e dine boterisht se nuk do ta veshin kurre fanelen e perfaqesueses. Por nese trajneri do t’i shohe

Ta fillosh nga fundi? Kush mungon? A ka ndonje qe mund t’i shtohej listes? Po, mund te ishin Shoshi dhe Sefa dy lojtare te skuadres U?21 por te dy ishin te demtuar. Per hir te se vertetes modifikimi i listes ne minutat e fundit e ndryshoi imazhin e saj. Sepse lenia jashte e Muzakes, Abilaliajt e ndonjerit si puna e Ngjeles linte vend per kontestime. Tani te gjithe ata qe kane bere “dicka: ”ne pjesen e pare te edicionit gjenden aty, ne syte e Hanit. Kush mund te mos ishte? Eshte gjithnje nje vleresim subjektiv, i atyre qe e hartojne dhe i mendojne lojtaret si te vlefshem. Megjithate edhe kjo kalohet me nje “dakord mund te mos luajne kurre me perfaqesuesen, por cte keqe ka se jane aty”. Perpara nje argumenti te tille, te japesh nje pergjigje eshte e veshtire. Ndoshta ka shume kosto? Kjo nuk qendron sepse Antalia kushton e gjitha 20 mije euro, nje shifer qesharake per nje skuader perfaqesuese.

sa nga ata do te perfitojne? Me gjithe respektin lojtare te tipit Xhafaj, Sinani, Dhmebi apo Shkembi e dine fort mire se po shkojne atje pa shprese. Ne te shkuaren kane qene gjithnje aty mbrapa kendit,por asnjehere protagoniste kuqezinj. Kenaqesi mund te provojne per thirrjen, por ne mes eshte edhe dyzimi i nje “angarie”. Po te njejten gje mund te perjetojne edhe futbolliste te tipit Sina,Teli apo pse jo edhe portieri Llani. Askush nuk i perjashton. Por, ne fund te fundit ne perfaqesuesen e madhe jane 22 vete, dhe praktikisht 15?16 vende jane te zena qe tani. Te tjeret mbeten per tu pare. Eshte diskutuar gjate per Muzaken, Abilaliajn, Sukajn, Lilen, Bakajn, pse jo edhe per Hyken. Kane nje shans te arte per t’i treguar Hanit se cfare dine te bejne Sa per ndonje si puna e Duros, e shkuara atje eshte detyre “kombetare”. Sepse s’ka cfare t’i provosh.

Klubet kane kontestuar gjate ketyre dy diteve ne media Antalian, madje trajneret e Dinamos dhe Vllaznise kane deklaruar qe nuk do t’i lejojme lojtar`t. Me gjithe respektin do dalin te humbur sepse fatkeqesisht per ta vendime te tilla i merr presidenti. A nuk eshte dalja e tyre kaq hapur ne publik nje “bllof”? Sepse Josa dhe Canaj perfaqesojne skuadrat e tyre? Lojtaret do tu ikin. Josa ka qene vete zevendestrajner i perfaqesueses edhe e di fort mire qe Shqiperia ka nevoje gjithnje per grumbullime. Fundja aq me mire qe behen. A nuk kemi thene gjithnje qe futbolli ne kete vend eshte ne funksion te ngjyres kuqezi? Sikur mos mjaftoje kjo ane morale ka nje ane teknike. Klubet e kane miratuar turneun qe ne gusht kur eshste percaktuar kalendari. Nese nuk jane dakord atehere te mos votojne pro. E bejne gjithnje, pa lexuar madje se per cfare ngrene doren.

...sa demtohen skuadrat nga ky zbor. Pyesni lojtaret me mire? Te gjithe ata qe kane qene ne Norcia dhe vitin e shkuar ne Turqi kane thene qe behet nje grumbullim serioz dhe veshin apo jo me pas fanelen kuqezi eshte nje mundesi e mire per te bere stervitje te niveleve te larta duke nderthurur ketu edhe konkurrencen. Sigurisht qe per trajneret e klubeve nuk eshte nje gje pozitive. Ndoshta ata do donin lojtaret prane vetes. Por jane vetem dhjete dite e me pas ka edhe nje jave tjeter kohe per te filluar kampionati. A nuk eshte e ekzagjeruar qe te besh nje zhurme te tille ne nje vend ku ne vere skuadrat “sajohen” vetem disa dite perpara se te filloje kampionati? Per tu diskutuar....

Cfare do te fitoje Han? Qe eshte gjeja me e rendesishme. Nje ide duhet ta krijoje. Ne mos per ndonje lojtar, per nivelin e kampionatit shqiptar ne pergjithesi. Dhe me pas vendos nese duhet synuar apo jo te ky kampionat. Por, pervec kesaj do te shohe disa futbolliste te cilet ne ndeshjen e fundit te Shqiperise zyrtare kane qene ne 22?she. Lila, Bakaj, Lika, Hyka, Duro e ndonje tjeter do te marrin me siguri nje rikonfirmim kuqezi nderkohe qe trajneri do te jete “mbaruar” pune me 6?7 nga 22 te meparshmit. Te tjeret do t’i shohe dale nga dale ne te ardhmen.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.albanianforum.net
 
Braziliani Junior Uashington. Vjen, provohet dhe... shenon
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» "Skėnderbeu, Mbreti luftėtar i Shqipėrisė", vjen nė atdhe
» Chris Tucki:Tash vjen Baci Vlla!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: