Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat Empty
MesazhTitulli: Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat   Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat Icon_minitimeWed Jan 09, 2008 11:18 am

Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat A1

Shkup, 8 janar - Maqedonia do tė tregohet mė "zemėrgjerė" me Shqipėrinė. Edhe pse vendosi tė ndryshojė regjimin e vizave me Shqipėrinė, pas hyrjes nė fuqi tė Ligjit pėr pajisjen me viza tė shtetasve tė huaj, ministritė e Punėve tė Jashtme tė dy vendeve janė nė negociata pėr tė lehtėsuar procedurat aktuale tė aplikimit, tė ngjashme me ato tė vendeve tė BE-sė. Nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme pohojnė se kėto bisedime kanė nisur dhe do tė vazhdojnė deri nė marrjen e njė vendimi tė pėrbashkėt, gjė qė do tė reduktojė rigorozitetin e rregullores sė re. Ndonėse nuk jepen hollėsira lidhur me atė se ēfarė nėnkupton "lehtėsim i procedurave", mėsohet se ndėr tė tjera mund tė ndryshojė ēmimi i vizave qė supozohet tė jetė mė i ulėt, mėnyra e dhėnies, kohėzgjatja e tė tjera. "Ēdo deklaratė pėrpara pėrfundimit tė negociatave do tė ishte spekulim, por mund tė thuhet se regjimi nuk do tė jetė aq rigoroz sa duket. Dy ministritė janė nė bisedime dhe do tė pėrfshijnė shumė pyetje, tė cilat lidhen me eliminimin e pasojave pėr qytetarėt e tė dyja vendeve dhe lėvizjen e lirė tė tyre", thotė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme, Sasho Kokallanov. Edhe nė njė komunikatė tė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė sqarohet se ndryshimi i procedurės sė marrjes sė vizės pėr hyrjen nė territorin e Maqedonisė nuk ėshtė ende i formės pėrfundimtare dhe se diskutimet mes dy palėve lidhur me kėtė ēėshtje vijojnė, ndėrsa gjithēka do tė bėhet publike nė mbyllje tė tyre.
Verdikti i Maqedonisė pėr kthimin e procedurės pėr marrjen e vizave nė ambasada, e jo nė kufij siē ishte deri mė tani, ėshtė cilėsuar si regres dhe kthim i njė regjimi tė vjetėr pėr Tiranėn zyrtare. Madje kryetari i Komisionit pėr politikė tė jashtme tė Parlamentit tė Shqipėrisė, Preē Zogaj, shpreh ēudinė pėr marrjen e kėtij vendimi tė njėanshėm nga ana e Maqedonisė, sidomos nė momentet kur negociatat mes dy vendeve tė nisura nė muajin dhjetor ende nuk kanė pėrfunduar. Kreu i Komisionit tė Jashtėm pranon se shteti maqedonas ėshtė i lirė tė marrė vendime pėr vendin e tij, por pėr rastin konkret duhet tė bisedojė me Shqipėrinė, pasi sipas tij, marrėdhėniet mes dy vendeve kanė qenė tė mira. "Por, njė vendim i tillė nuk mund tė merret nė mėnyrė tė njėanshme dhe nėse do tė ndodhte kjo, atėherė pala shqiptare do tė dėshpėrohej mjaft", ka thėnė Zogaj. Ai ėshtė shprehur kundėr kthimit tė pėrgjigjes me tė njėjtėn monedhė nga ana e Shqipėrisė, duke theksuar se lėvizja e lirė ėshtė nė interes tė individėve, por edhe tė dy vendeve. Edhe mediat shqiptare kanė raportuar pėr reagimet e shumta, tė cilėt kanė paralajmėruar se, mė sė shumti dėm me kėtė vendim do tė kenė turistėt dhe biznesmenėt, tė cilėt shpesh udhėtojnė nė Maqedoni.
Por nė Ministrinė Punėve tė Jashtme pohojnė se pretendimi se ky ėshtė njė vendim i njėanshėm nuk ėshtė i drejtė dhe nuk ka tė bėjė me marrėdhėniet mes dy vendeve. "Nuk mund tė quhet vendim, as masė ndėshkuese, por hyrje nė fuqi e njė ligji dhe ēdo ligj nė vetvete ėshtė i njėanshėm, miratohet nga Parlamenti i ēdo vendi. Ky ligj nuk pėrshtatet me Shqipėrinė, ose me vende tė tjera, por pėrshtatet me standardet e BE dhe plotėsimin e detyrimeve qė ka ēdo vend pėr pėrafrimin e legjislacionit vendės me atė evropian", thonė nė Ministrinė e Jashtme tė Maqedonisė.

Viza pėr 140 shtete
Nga muaji shkurt i kėtij viti viza e Maqedonisė do tė aplikohet pėr 140 shtete. Tė huajt qė duan tė hyjnė nė Maqedoni duhet ti plotėsojnė tė gjitha kushtet si ato qė nevojiten pėr marrjen e vizės shengen pėr nė Bashkimin Evropian. Vizė nuk nevojitet pėr qytetarėt e ish-Jugosllavisė, si dhe pėr 50 shtete tjera perėndimore. "Para sė gjithash duhet tė vėrtetohet qėllimi i udhėtimit nė Maqedoni, zakonisht kėrkohen tė gjitha ato kushte qė BE i kėrkon nga vendet e treta", ka deklaruar Savo Sėrbinovski, pėrfaqėsues i Drejtorisė pėr ēėshtje konsullore nė Ministrinė e Jashtme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Maqedonia lėshon pe, negocion pėr vizat
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: