Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Prezantohen makinat e Formula 1 -

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Prezantohen makinat e Formula 1 - Empty
MesazhTitulli: Prezantohen makinat e Formula 1 -   Prezantohen makinat e Formula 1 - Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:36 pm

Zbulohet 248 F1, Ferrari i pretendimeve tė mėdha

Sporti Shqiptar

Skuderia Ferrari ka prezantuar dje nė pistėn e saj tė Muxhelos, pėrpara tė gjitha mediave sportive, makinėn e saj tė re qė do tė marrė pjesė nė sezonin 2006 tė Formulės 1. Kjo makinė e re do tė quhet 248 F1, sepse do tė shtyhet nė njė motor 2.4 litra V8. Kjo makinė ka zbritur edhe mė parė nė pistėn e Fioranos, nė fillim me Majkėll Shumakerin dhe mė pas me brazilianin Felipe Masa. Skuderia nga Maranelo ka shumė shpresa te kjo makinė e re, pasi duhet pėrmendur kėtu se sezoni 2005 ka qenė me tė vėrtetė zhgėnjyes pėr ta. Objektivi i tyre duket se do tė jenė sėrish tė dy titujt kampionė, pėr konstruktorė dhe pilotė.


Presidenti i Ferrarit, Luka Kordero di Montezemolo

Luka Kordero di Montezemolo, menjėherė pas prezantimit, nė konferencėn pėr shtyp qė ka dhėnė, ka kujtuar Xhani Anjelin. "Nuk ėshtė njė rastėsi qė ne e kemi prezantuar makinėn ditėn e martė." Me kėtė fjali, presidenti i kėsaj skuderie ka dashur tė kujtojė ish presidentin e pėrgjithshėm tė grupit FIAT, ku bėn pjesė edhe Ferrari, Xhani Anjelin. "E pėrsėris edhe njė herė se nuk ėshtė njė rastėsi qė e prezantojmė nė kėtė datė makinėn tonė tė re, pasi pikėrisht nė kėtė ditė, pėrpara 3 vitesh, ėshtė ndarė nga jeta avokati Anjeli. Mė mungon akoma shumė dhe jo vetėm mua, por edhe skuadrės. Nė ditė tė tilla, Anjeli ka qenė gjithmonė i pranishėm. Sot do tė isha "bombarduar" nga telefonatat e tij, i cili do tė mė pyeste si gjithmonė se ēfarė tha Shumakeri dhe se si shkoi makina," ka pėrfunduar Montezemolo.

Drejtori i pėrgjithshėm i Ferrarit, Zhan Todt

Kėtė vit, drejtori i pėrgjithshėm i skuderisė Ferrari ėshtė duke kėrkuar njė pėrgjigje pėr tė gjitha ato pyetje qė i janė bėrė nga mediat dhe specialistėt, pėr sa i pėrket vitit tė kaluar. "Fakti qė kemi njė makinė tė re, me sponsorė tė rinj dhe me numrat 5 6, do tė thotė se jemi shumė tė stimuluar pėr t'u rikthyer aty ku ishim mė parė. E gjithė skuadra ėshtė e gatshme tė japė maksimumin e saj pėr tė arritur fitoret e dikurshme." Pėr sa u pėrket rezultateve tė makinės, vetė Todti ka qenė disi i pėrmbajtur nė deklaratat qė ka bėrė. Ai ka bėrė tė ditur se rezultatet e para janė pozitive, por duhet pritur pėr tė parė pėrballjet e para me konkurrentėt. Kur e kanė pyetur pėr ndonjė projekt pėr tė ardhmen, francezi nuk ka preferuar tė pėrgjigjet.

Piloti Majkėll Shumaker

Majkėll Shumaker ėshtė paraqitur serioz nė ditėn e prezantimit tė makinės sė re tė Ferrarit nė pistėn e Muxhelos. Megjithatė, ai ka folur pozitivisht pėr makinėn e re 248 F1. "Do tė jetė njė makinė kompetitive dhe ky ėshtė mendimi im i parė qė kam krijuar pėr tė. Megjithatė, pėr tė arritur nė njė konkluzion pėrfundimtar, duhet pritur njė pėrballje me konkurrencėn. Do tė jetė e rėndėsishme tė kuptojmė menjėherė pikėt tona tė dobta, qė tė kemi mundėsi tė punojmė pėr t'i rikuperuar sa mė shpejt. Gjithsesi, duhet tė pėrsėris edhe njė herė se hapat e parė tė kėsaj makine janė pozitive. Sė bashku me Felipe Masėn shpresojmė tė ngrejmė emrin e Ferrarit aty ku ka qenė mė parė. Marrėdhėnia ime me tė ėshtė shumė e mirė dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Piloti Felipe Masa

Nė ditėn e prezantimit tė Ferrarit, nė konferencė pėr shtyp ka folur edhe piloti i ri i "kokėkuqes", Felipe Masa. Braziliani i ri do tė zėvendėsojė brazilianin tjetėr, Rubens Barrikelon, i cili ėshtė larguar pėr te skuderia Honda pėr sezonin 2006. "Makina ėshtė e shpejtė dhe duket shumė e besueshme dhe e mirė," ka thėnė Masa, i cili e ka provuar nė ditėt e kaluara kėtė makinė. "Motori i ri V8 mė duket nė gjendje tė mirė, ndoshta mė i mirė se motori qė kishte makina F2004. Pa dyshim do tė na duhet tė presim qė tė zbresin nė pistė edhe rivalet tona, pėr tė bėrė njė krahasim. Megjithatė, e pėrsėris edhe njė herė se pėrshtypja e parė qė mė ka dhėnė kjo makinė, ėshtė shumė e mirė," ka pėrfunduar Felipe Masa, i cili do tė shpresojė nė kėtė sezon te podiumi dhe te fitorja e parė nė Formulėn 1.

Skeda teknike e Ferrarit tė ri 248F1

Telajo: F2006, prej fibrash karboni tė fabrikuara nga Ferrari.
Kambio: Gjysmėautomatik me 7 marshe.
Amortizatorėt: Sachs.
Pesha: 605 kg.
Sis. i ftohjes: Radiator me ujė dhe vaj.
Timoni: Ferrari.
Sis. i frenimit: Brembo, me disqe karboni.
Lubrifikanti: Shell.
Karburanti: Shell.
Disqet: BBS 13".
Gomat: Bridgestone.

Motori
Tipi: Ferrari V8 90.
Kubikėt: 2400 cc.
Blloku i motorit: Prej Alumini.
Testata: Prej Alumini.

Skuadra
Drejtori i pėrgjithshėm: Zhan Todt
Drejtori Teknik: Ros Braun
Shefi i projektit: Rori Byrn
Shefi i aerodinamikės: Rori Byrn
Pėrgjegjėsi i motorėve: Paolo Martineli
Inxhinieri i Shumakerit: Kris Dajer
Inxhinieri i Masės: Gabriele Deli Koli

Rezultatet
Debutimi: 1950
Tituj pėr konstruktorė: 14
Tituj pėr pilotė: 14
Fitore: 183
"Pole position": 177
Rekorde pėr xhiro: 184
Pikė: 4335
Gara tė zhvilluara: 723
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Prezantohen makinat e Formula 1 -
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kalendari i Formula 1 - (2006)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Formula 1-
Kėrce tek: