ForumPortalliPytėsoriKėrkoRegjistrohuLista AnėtarėveGrupet e Anėtarėveidentifikimi

Share | 
 

 Jeta Nė Kosovė: Femrat dhe Feja Islame

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
avatar

Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

MesazhTitulli: Jeta Nė Kosovė: Femrat dhe Feja Islame   Fri Jan 11, 2008 4:58 pm

Nė emisionin televiziv tė Jetės nė Kosovė tė premten e kaluar u debatua pėr rolin e femrave nė fenė islame dhe pėr rėndėsinė e veshjes sė shamisė.

Ndėr tė tjera u diskutua edhe pėr perceptimet e femrave nga familjet dhe shoqėria e tyre dhe pėr pengesat dhe sfidat me tė cilat njė femėr e mbuluar ballafaqohet ēdo ditė.
Kėto ēėshtje u diskutuan nga kėta panelistė:

Visare Gorani-Gashi – nga zyra e kryeministrit tė Kosovės
Zake Prelvukaj – piktore;
Besa Ismajli - pėrkthyese;
Suela Dibra - psikologe;
Idriz Kosova - teolog.

Ismaili shpjegoi se pse ajo ka vendosur qė tė mbulohet, "Unė e gjeta vetveten, besimin tim dhe arsyen e ekzistencės sime nė Zot."

Por sipas Ismajlit, ajo pati vėshtirėsi qė ta bindė familjen se vendimi i saj ishte i drejtė.

Prelvukaj insistoi se ajo ėshtė shqiptare nė rend tė parė e pastaj myslimane. "Nėse unė nuk jam e mbuluar kjo nuk do tė thotė se nuk besoj nė Zot," tha ajo.

Dibra shpjegoi se veshja e shamisė ėshtė obligim, por nuk arriti tė pėrgjigjet nėse njė femėr e pambuluar mund tė konsiderohet myslimane e vėrtetė.

"Kjo ėshtė njė zgjidhje personale," tha ajo.

Gorani-Gashi tha se religjioni ėshtė diēka qė nuk mund tė kategorizohet.

"Ėshtė absurde qė tė matet besimi i dikujt nė Zot. Besimet nuk mund tė maten," tha Gorani-Gashi. "Nuk mund tė thuhet se njė femėr e mbuluar beson mė shumė nė zot se sa njė femėr e pambuluar."

Kosova tha se femrat tė cilat mbulohen janė mė tė respektuara dhe tė mbrojtura.

Gorani-Gashi nuk u pajtua, duke thėnė se respekti nuk ka tė bėjė me shami. Ajo theksoi se respekti ėshtė diēka qė njerėzit duhet ta fitojnė pėrmes punės dhe sjelljes sė tyre.

"Unė respektohem nga tė gjithė qė mė njohin apo qė punojnė me mua," tha Gorani-Gashi. "Unė nuk jam e mbuluar!"

Kosova tha se ēėshtja e mbulimit ėshtė problemi mė i vogėl me tė cilin ballafaqohet njė femėr myslimane.

"Ekzistojnė arsye tė tjera pse femrat nė Kosovė ende diskriminohen," tha ajo.

Ismajli u pajtua dhe i shpjegoi arsyet e tjera. "Njė femėr e ngritur nė frymėn e fesė myslimane ka mė shumė liri dhe tė drejta," vazhdoi ajo, "por njerėzit nuk janė tė vetėdijshėm pėr tė drejtat qė Kurani i jep femrave."

Gjatė debatit gjithashtu u diskutuan pengesat dhe sfidat me tė cilat ballafaqohet njė femėr e mbuluar.

E pyetur nėse veshja e shamisė ėshtė njė hendikep gjatė pėrditshmėrisė sė saj, Dibra shpjegoi se ajo e tėrheqė mė shumė vėmendjen e njerėzve por se kjo nuk e ndalon atė qė tė jetojė njė jetė normale.

Gorani-Gashi tha se femrat qė punojnė pėr institucione duhet tė veshin rroba zyrtare.

"Njė grua e mbuluar e cila punon pėr institucione do tė tėrheqė mė shumė vėmendje tė padėshirueshme se sa femrat e veshura nė mėnyrė tė zakonshme," tha ajo. "Vetėm njė pėrqindje e vogėl e femrave nė Kosovė janė tė mbuluara."

Prelvukaj tha se shamia nuk i takon kulturės apo traditės kosovare. "Ky fenomen, mbulimi i femrave, ėshtė diēka e re nė Kosovė," tha ajo.

Ismajli nuk u pajtua me te, "Kur njerėzit jetojnė nė liri ata kanė mundėsinė qė lirshėm t'i shprehin besimet e tyre."

Dibra shpjegoi se pas pėrfundimit tė fakultetit tė psikologjisė ajo aplikoi pėr njė vend pune, por nuk e fitoi atė pėr shkak se ishte e mbuluar, por ajo nuk ndien keqardhje pėr veshje tė shamisė.

"Ky ėshtė vendimi im personal, sepse unė e konsideroj kėtė si obligim ndaj Zotit," tha ajo.

Gorani-Gashi tha se femrat e mbuluara mund tė ballafaqohen edhe me mė shumė vėshtirėsi nė gjetjen e vendeve tė punės. "Femrat janė tė diskriminuara, por a na nevojitet neve edhe njė 'hendikep' pėr ta bėrė edhe mė tė vėshtirė qė tė integrohemi plotėsisht nė shoqėri?" shtroi ajo kėtė pyetje retorike.

Ismajli tha se kjo ėshtė ēėshtje e perceptimit, "Veshja e shamisė kurrė nuk ka qenė hendikep pėr mua."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit http://start.albanianforum.net
 
Jeta Nė Kosovė: Femrat dhe Feja Islame
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kadri Tarelli: Dy Heronjtė e Kosovės Haki Taha dhe Bajram Gashi
» Halit Bogaj: ''Xhemail Abria- pleqnar i Kosovės''
» Skandaloze: Pėr gjashtėmijė euro, shkodranen ia shesin njė plaku tė Kosovės (Video)
» Humanisti gjerman Rupert Neudeck: politikanėt e Kosovės janė kriminelė!
» AVDI MAXHUNI:Shefqet Krasniqi, themeluesi i pare i xhihadit islamik " shqiptar!"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: