Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup Empty
MesazhTitulli: Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup   Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup Icon_minitimeTue Jan 29, 2008 2:51 pm

Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup A1

Marrėveshja e vizave kėtė javė drejt versionit final

Shkup, 28 janar - Grupet e ekspertėve tė Ministrive sė Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė dhe Maqedonisė pritet qė kėto ditė tė takohen nė Shkup, pėr tė etabluar marrėveshjen e re pėr regjimin e vizave mes dy vendeve. Lajmi kumtohet nga MPJ, ku ndėr tė tjera bėhet e ditur se data e takimit ėshtė shumė e afėrt.
"Nuk mund tė thuhet ende se kur, por do tė jetė shumė shpejt, ēdo ditė ne jemi nė kontakte me kolegėt tanė nė Tiranė", thotė zėdhėnėsi Vasko Andonovski. Deri nė momentin e konfirmimit zyrtar, hapat e marrėveshjes maqedono-shqiptare, lidhur me lehtėsimin e regjimit tė vizave nuk do tė zbardhen nga asnjė prej zyrave tė diplomacisė. Nė Ministrinė e Punėve tė jashtme tė Shqipėrisė pohojnė se i pėrmbahen deklaratės publike tė bėrė disa kohė mė parė dhe deri nė momentin e fundit nuk do tė zbulojnė as datėn e takimit tė palėve, por as edhe atė se ēfarė ėshtė arritur deri tani tė negociohet.
"Pėr aq kohė sa pikat e marrėveshjes janė ende duke u diskutuar dhe palėt janė nė negociata, ne nuk mund tė tregohemi tė nxituar dhe tė japim deklarata. Mund tė thuhet se nuk ka kthim mbrapa dhe jemi nė fazėn e gjetjes sė mundėsive tė reja pėr shtetasit e tė dy vendeve", thonė nė zyrėn e MPJ-sė nė Tiranė. Nga ana tjetėr, zėdhėnėsja e MPJ-sė nė Tiranė pohon se njė takim nė nivel ekspertėsh pėr tė etabluar marrėveshjen pritet tė zhvillohet brenda kėsaj jave nė Shkup. Takimi i grupeve tė ekspertėve pritet tė japė edhe versionin pėrfundimtar tė marrėveshjes mes dy vendeve, ose nė rast tė kundėrt, tė zgjerojė edhe mė tej pistat e ēėshtjes sė debatueshme.
Takimi do tė zhvillohet nė fund tė kėtij muaji, ose nė ditėt e para tė muajit shkurt, atėherė edhe kur Maqedonia vendosi njė periudhė greis pėr shtetasit shqiptarė dhe duke anuluar vendimin pėr hyrjen nė fuqi mė datė 1 janar tė ligjit pėr tė huajt.
Burime tė sigurta pranė Ministrisė sė Punėve tė Jashtme konfirmojnė se marrėveshja qė ėshtė duke u hartuar nga palėt do tė reduktojė dukshėm vėshtirėsitė pėr marrjen e njė vize maqedonase dhe do tė jetė konfrom parimit tė fqinjėsisė sė mirė dhe nė favor tė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira mes dy vendeve, favorizimit tė biznesit, turizmit. Ndėrkohė qė burime jo zyrtare tė MPJ-sė bėjnė tė ditur se marrėveshja do tė ketė shumė lehtėsira, do tė mundėsojė kalimin e kufirit pa u pajisur me viza pėr disa kategori tė caktuara personash, dhėnien e vizave afatgjata, ēmimi tė ulėta tė vizave, mėnyra e dhėnies, e tė tjera, ndėrsa qėllimi i kėsaj marrėveshje ėshtė krijimi i njė shtrati tė atillė tė bashkėpunimit qė nė tė ardhmen do tė sillte edhe eliminimin e regjimit tė vizave mes Shqipėrisė dhe Maqedonisė
Vendimi i Qeverisė sė Maqedonisė pėr zbatimin mė datė 1 janar tė Ligjit pėr tė huajt dhe Rregullores pėr pajisjen me viza tė shtetaseve tė huaj, qė hynė nė fuqi mė 23 mars tė vitit 2006, alarmoi palėn shqiptare, e cila nisi nė muajin dhjetor negociatat pėr zbutjen e pasojave tė regjimit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Ekspertėt e MPJ-ve takohen nė Shkup
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: