Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve Empty
MesazhTitulli: Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve   Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve Icon_minitimeTue Jan 29, 2008 2:52 pm

Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve A4

Drejtori i shkollės "Nikolla Vapcarov" kundėr Komunės sė Ēairit

Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve

Shkup, 28 janar - Vazhdojnė kontestimet nė shkollėn fillore "Nikolla Vapcarov" nė lagjen Ēair tė Shkupit. Ndėrsa drejtori aktual, Isuf Jusufi, edhe kundrejt kėrcėnimeve nuk planifikon tė largohet nga posti, Komuna e Ēairit nė vend tė tij ka emėruar pėr ushtruese detyre Merita Koxhaxhikun, arsimtare nė tė njėjtėn shkollė. Sipas drejtorit Jusufi, i gjithė problemi ka ndodhur pėr shkak se Komuna e Ēairit ėshtė kundėr tij. Ai ka shpjeguar se zgjedhja e tij ėshtė bėrė nga Kėshilli i shkollės, nga i cili ka mbėshtetje tė plotė pėr ta ushtruar detyrėn.
"Zgjidhja e drejtorit bėhet nga ana e Kėshillit, i cili gjatė votimit mė ka votuar pėr tė qenė drejtor i shkollės. Edhe pse jam i vetėdijshėm pėr seriozitetin e kėrcėnimeve pėr t'u larguar nga posti, tani pėr tani nuk mendoj tė pėrulem para kėrcėnimeve dhe presionit tė komunės", tha Isuf Jusufi, drejtor i shkollės fillore "Nikolla Vapcarov". Ai ndėrkohė ėshtė marrė nė pyetje nga policia, e cila ėshtė duke punuar nė zbardhjen e identitetit tė dy personave, tė cilėt tė shtunėn me pistoleta u gjetėn para shtėpisė sė tij. Edhe pse nga burime brenda policisė, si autorė tė presionit u pėrmendėn disa aktivistė tė BDI-sė, ai nuk ka dashur tė prononcohet rreth kėsaj, duke shpjeguar se as gruaja e tij nuk ka arritur tė njohė dy personat e armatosur.
Ndėrsa drejtori Isuf Jusufi ėshtė i bindur se i gjithė problemi buron nga Komuna e Ēairit, zyrtarė tė komunės kanė hedhur poshtė akuzat dhe kanė shpjeguar se drejtorit i ka pėrfunduar mandati, prandaj nė vend tė tij pėr ushtrues detyre ėshtė emėruar, Merita Koxhaxhiku.
"Mė 26 dhjetor tė vitit tė kaluar Isuf Jusufit i ka mbaruar mandati, ndėrsa pėr shkak se komuna bėn emėrimin e drejtorit tė ri, brenda 6 muajsh derisa ai tė zgjidhet, emėruam ushtrues detyre", thotė Muzafer Rexhepi, kėshilltar arsimi nė Komunėn e Ēairit, duke hedhur poshtė dyshimet e drejtorit Jusufi pėr presion tė ushtruar nga ana e kėsaj komune.
Merita Koxhaxhiku, sipas drejtorit Isuf Jusufit me dėshirėn e saj ka refuzuar postin e dhėnė nga komuna, duke thėnė se do tė presė zbardhjen e rastit nga ana e organeve kompetente. Koxhaxhiku ka refuzuar tė prononcohet rreth rastit.
Ndryshe, tė shtunėn nė mbrėmje para shtėpisė sė drejtorit Isuf Jusufi, nė rrugėn "Dizhon" nė Ēair, kanė mbėrritur dy persona tė panjohur dhe tė armatosur me pistoleta. Rreth orės 18 ata kanė trokitur nė derėn e shtėpisė, i cili nė ato momente nuk ka qenė brenda saj, ndėrsa gruaja nuk ka rritur t'i njohė personat e armatosur.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Nuk do t'u pėrulem kėrcėnimeve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: