Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Shtatzėnė nė shkollė

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Shtatzėnė nė shkollė Empty
MesazhTitulli: Shtatzėnė nė shkollė   Shtatzėnė nė shkollė Icon_minitimeFri Feb 01, 2008 5:55 am

Shtatzėnė nė shkollė A1

Kumanovė, 31 janar - Rasti i fundi njė nxėnėseje tė shtatzėnė nė Shkollėn ekonomike tė Kumanovės, ka tronditur bashkėshollarėt e saj. Vajza qė vie nga Vaksinca e Kumanovės derisa pret tė bėhet nėnė, vazhdon edhe ti ndjek mėsimet, ndėrsa autoritet e shkollės, pėrkundėr bashkėshollarėve, as qė janė nė dijeni pėr njė gjė tė tillė.
"Sipas rregullores sė shkollės, nxėnėset e tillė padyshim se duhet tė pėrjashtohen. Ato nuk kanė tė drejtė tė vijojė procesin mėsimorė nė atė gjendje, pasi qė do tė ishte nė kundėrshtim me ligjin, por edhe do tė ndikojė negativisht nė imazhin e shkollės dhe te nxėnėsit e tjerė", thotė pedagogia e shkollės sė mesme ekonomike, Gėzime Ajdini. Pedagogia ėshtė e mendimit se njėherė e pėrgjithmonė duhet marrė masa mė rigoroze qė nė tė ardhmen tė kemi gjenerata tė zhvilluara, po padyshim, sipas saj, nevojitet edhe ndihma e prindėrve. Fatkeqėsisht shkollat e mesme shqiptare nė Kumanovė pėr shkak qė janė tė ndara fizikisht nga objektet e shkollave amė, ku kanė mėsuar sė bashku me maqedonasit nuk posedojnė kuadėr tė plotė tė udhėheqėsisė sė shkollės. Tė gjitha kėto institucione nuk kanė as psikologė. Psikologėt mendojnė se kėto dukuri negative tė nxėnėsve pa dyshim se ndėrlidhen me shumė faktorė, duke filluar nga vet prindėrit, profesorėt, psikologėt nė shkollė dhe mė pastaj nga vet nxėnėsit. "Ėshtė mė se e nevojshme njė edukim seksual pėr tė gjithė nxėnėsit, jo vetėm tė shkollave tė mesme, por duke filluar qysh nga klasa e shtatė nėpėr shkollat fillore. Definitivisht ka nevojė ndoshta jo pėr lėndė, por tė paktėn kujdestarėt e klasave, pedagogėt por edhe psikologėt e shkollave tė grumbullojnė femrat dhe meshkujt ndaras qė tė jenė mė tė lirė dhe tė diskutojnė pėr pasojat qė mund tė vijnė", sqaron Gjylshene Abdyli-Shaqiri, psikologe nė shkollėn fillore "Naim Frashėri" nė Kumanovė. Ndėrkohė, Qendra Sociale nė Kumanovė bashkėpunon me Qendrėn Spitalore dhe nė raste tė cilėt janė mjaft tė rralla, u ndihmojnė nxėnėseve shtatzėnė, edhe atė nėse janė raste sociale.
"Ka familje qė kanė raste tė tilla, ata paraqiten kėtu te ne dhe sigurisht se ne i ndihmojmė ata. Qendra jep mendimin e vet rreth statusit social tė familjes dhe mė pastaj ekipi ynė ofron udhėzime pėr procedurat tjera tė mėtutjeshme", thotė drejtori i Qendrės Sociale nė Kumanovė, Ragmi Jusufi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Shtatzėnė nė shkollė Empty
MesazhTitulli: Re: Shtatzėnė nė shkollė   Shtatzėnė nė shkollė Icon_minitimeFri Feb 01, 2008 5:56 am

ncncnc u prish dunjaja vallahi

shkas po ndodh
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Shtatzėnė nė shkollė Empty
MesazhTitulli: Re: Shtatzėnė nė shkollė   Shtatzėnė nė shkollė Icon_minitimeFri Feb 01, 2008 6:13 am

po ceshtu bre shka kemi me i ba :S
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
Sponsored content





Shtatzėnė nė shkollė Empty
MesazhTitulli: Re: Shtatzėnė nė shkollė   Shtatzėnė nė shkollė Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shtatzėnė nė shkollė
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: