Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret Empty
MesazhTitulli: Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret   Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret Icon_minitimeFri Feb 01, 2008 5:57 am

Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret D

Shkup, 31 janar - Vetėm nė vendet evropiane, mbi 19 mijė persona ēdo vit vdesin si pasojė e pirjes pasive tė duhanit, e cila nėnkupton qėndrim nė ambiente ku konsumohet duhan. Nė dallim prej tyre, shumė mė i madh ėshtė numri i personave qė ēdo vit gjejnė vdekjen pėr shkak tė konsumimit aktiv tė cigareve. Nė nivel vjetor, rreth 5 milionė njerėz vdesin nga duhani. Janė kėto tė dhėna, tė cilat janė prezantuar ditėn e fundit tė janarit, e cila njėkohėsisht ėshtė Ditė ndėrkombėtare pa cigare dhe ditė kur tė gjithė duhanpirėsve u bėhet thirrje tė heqin dorė prej cigareve, ose tė paktėn tė ulin pėrdorimin e tė njėjtave. Hulumtimet shkencore nė vazhdimėsi kanė treguar pėr rreziqet qė shkakton duhani, i cili nė radhė tė parė ndikon nė hapjen e kancerit nė mushkėri, duke vazhduar me njė sėrė problemesh tė tjera. Komisari evropian i shėndetėsisė, Markos Kiprianu, nė mars tė vitit 2005, nė tė gjithė vendet evropiane ka filluar fushatėn "Help" pėr jetė pa duhan.
Nė Maqedoni, situata me pėrdorimin e duhanit ndiqet nėpėrmjet hulumtimeve dhe nuk ekziston statistikė konkrete, e cila nė tėrėsi do ta tregonte dimensionin e problemit. Nė njė studim tė realizuar nė vitin 2005, me tė cilin nė kryeqytet janė pėrfshirė 420 tė rinj nga 13 deri nė 16 vjeē, rezultatet treguan se mbi 21 pėr qind prej tyre kanė pėrdorur duhanin, ndėrsa rreth 16 ende vazhdojnė ta pėrdorin. Vetėm 5 pėr qind tė duhanpirėsve kanė qenė tė mendimit se duhet ta ndalojnė duhanin edhe pse, rreth 83 pėr qind prej tyre janė tė vetėdijshėm pėr rreziqet prej tij. Nė Maqedoni ekziston edhe njė hulumtim i realizuar ndaj mjekėve. Sipas tij, 1/3 e mjekėve tė anketuar ēdo ditė konsumojnė cigare, 39 pėr qind prej tyre janė meshkuj, ndėrsa 30 pėr qind femra. Mbi 35 pėr qind e mjekėve tė anketuar janė shprehur se ēdo ditė konsumojnė mbi 20 cigare. "Nė vend nuk ekzistojnė tė dhėna konkrete dhe statistika, tė cilat nė tėrėsi dhe saktė do tė tregonin dimensionin e problemit. Pėr kėtė arsye, tė dhėnat qė mblidhen janė nga organizata tė ndryshme joqeveritare", thonė nė Entin shtetėror pėr siguri shėndetėsore, nė ditėn ndėrkombėtare pa cigare. Nė kohėn kur tė gjitha shtetet po punojnė seriozisht nė uljen e konsumimit tė cigareve, organet kompetente nė vend harruan Ditėn ndėrkombėtare pa cigare. As nė kėtė ditė ato nuk e gjetėn tė arsyeshme tė organizojnė manifestime, nėpėrmjet tė cilave tek popullata do tė ngrihej vetėdija pėr rreziqet ndaj shėndetit, qė shkaktohen prej pėrdorimit tė duhanit.

Maqedonia, konsumatori mė i madh i cigareve
Nė vitin 2005, nė botė ka pasur 1,3 miliardė duhanpirės. Nėse vazhdon trendi i njėjtė, pritet qė deri nė vitin 2020 nė botė tė vdesin nga 10 milionė duhanpirės ēdo vit.
Sipas shoqatės pėr preventivė prej alkoolizmit, nikotizmit dhe narkomanisė, kur bėhet fjalė pėr duhanin, Maqedonia renditet midis shteteve ku situata me keqpėrdorimin e duhanit ėshtė mė alarmante. Sipas statistikave tė kėsaj shoqate, nė Maqedoni rreth 30 pėr qind e popullsisė janė pėrdorues tė duhanit, ndėrsa vet shteti ėshtė shpallur si konsumatori mė i madh i cigareve, duke u renditur nė vend tė dytė menjėherė mbas Polonisė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Nė kohėn kur e gjithė bota lufton cigaret
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Informacione & Diskutime te ndryshme :: Lajme Ditore-
Kėrce tek: