Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Islami - feja me e re, apo me e vjeter !

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Islami - feja me e re, apo me e vjeter ! Empty
MesazhTitulli: Islami - feja me e re, apo me e vjeter !   Islami - feja me e re, apo me e vjeter ! Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:48 pm

-Sot kudo nė botė e sidomos nė Shqipėri, dėgjojmė nga njerėz tė ndryshėm tė thonė se Islami ėshtė feja mė e re, feja e cila startoi me profetin Muhamed (a.s.), pra, feja e cila iu zbrit tė dėrguarit tė fundit, Muhamedit (a.s.). Nga kjo qė njerėzit flasin dhe mendojnė, nxjerrim konkluzionin se pėrpara Muhamedit (a.s.), Islami nuk ka ekzistuar.
--------------------------------------------------------------------------

Megjithatė po t’i hedhim njė sy Kuranit famėlartė dhe po tė mundohemi disi t’i kuptojmė ajetet e tij, do tė arrijmė nė pėrfundimin se, Islami nuk ėshtė fe e re dhe se ai ka ekzistuar edhe mė pėrpara, pra, nuk ėshtė vetėm feja e Muhamedit (a.s.), por edhe e pejgamberėve tė tjerė qė kanė qenė pėrpara tij. Ashtu sikurse themi qė Ademi ka qenė njeriu i parė mbi tokė, ashtu mund tė themi edhe pėr Islamin, qė ėshtė i vjetėr po aq sa dhe vetė njerėzimi.
Me njė fjalė nga dy konkluzionet e mėsipėrme mund tė themi se, Islami nga njėra anė ėshtė feja mė e vjetėr dhe nga ana tjetėr mė e reja. Mė e vjetra – nėse i referohemi njeriut tė parė nė tokė, Ademit (a.s.); ndėrsa mė e reja – nėse e lidhim me tė dėrguarin e fundit tė Zotit, Muhamedin (a.s.).
Megjithatė le tė bėjmė njė pėrshkrim rreth kėsaj feje tė ndritur e tė hijshme.
Si fillim do tė shtronim njė pyetje: Pėrse nuk ekziston vetėm njė fe?
Ne e dimė qė nė botė ekzistojnė shumė popuj qė flasin gjuhė tė ndryshme. Ashtu siē nuk ekziston vetėm njė popull dhe njė gjuhė, ashtu nuk ekziston vetėm njė fe. Pavarėsisht a janė apo jo kėto fe tė zbritura nga Zoti, do t’i ndajmė nė dy kategori; nė fe tė zbritura dhe jo tė zbritura.
Pėrgjigjen e pyetjes, pėrse nuk ekziston vetėm njė popull e njė fe, na e jep Kurani famėlartė:
“Sikur tė dėshironte Zoti yt, do t’i bėnte tė gjithė njerėzit tė njė umeti…(njė popull e njė fe)” (Kurani, 11: 118).
Ekzistenca e shumė feve sipas kėsaj logjike ėshtė dėshira e Zotit. Po tė donte Allahu tė ishte ndryshe edhe do tė ishte, pra, do tė ekzistonte vetėm njė fe. Me atė rast njerėzit nuk do tė kishin mundėsi tė zgjidhnin e tė ndaheshin.
Fakti qė, ka njerėz tė cilėt lindin nė njė fe, e mė pas, ata nė bazė tė zgjedhjes sė tyre personale, e braktisin tė vjetrėn dhe pranojnė fenė e re, na bėn tė kuptojmė qė Allahu (xh.sh.) i lejoi njerėzit tė ushtrojnė tė drejtėn e tyre tė zgjedhjes. Allahu (xh.sh.) u dha njerėzve vullnetin e lirė i cili ėshtė i kufizuar. Njeriu mund tė dėshirojė ēdo gjė, por nuk mund tė realizojė gjithēka qė do.
Disa mendojnė dhe thonė se Islami ėshtė vetėm feja e Muhamedit (a.s.). Kėtė argument Kurani famėlartė e pėrgėnjeshtron duke na qartėsuar se, Islami nuk ėshtė vetėm feja e Muhamedit (a.s.); por ėshtė feja e caktuar nga Allahu (xh.sh.) pėr tė gjithė njerėzimin e pėr tė gjitha kohėt.
Nė Kuran thuhet:
“A mos kėrkojnė ata (ithtarėt e librit) fe, pos fesė sė shpallur nga Allahu? E Atij i ėshtė dorėzuar gjithė ēka nė qiej e nė tokė, me dashje dhe te Ai kthehen. Thuaj: “Ne i kemi besuar Allahut, edhe asaj qė na zbriti neve, edhe asaj qė i ėshtė zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhėsve. Edhe asaj qė i ėshtė dhėnė Musait dhe Isait, edhe asaj qė i ėshtė zbritur tė gjithė pejgamberėve nga Zoti i tyre. Ne nuk bėjmė kurrfarė dallimi nė mes tyre dhe ne vetėm Atij i jemi dorėzuar. E, kush kėrkon fe tjetėr pėrveē fesė islame, atij kurrsesi nuk do t’i pranohet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė nga tė dėshpėruarit” (Kurani, 3: 83-85).
Nė tekstin kuranor flitet pėr fenė e Allahut, tė cilėn duhet ta pranojnė tė gjithė njerėzit. Allahut gjithēka i pėrulet, kėshtu qė edhe njerėzit Atij duhen t’i pėrulen. Mė tej thuhet se muslimanėt besojnė nė shpalljet qė janė zbritur mė parė dhe nė tė dėrguarit e Allahut..
Dinullah (feja e Allahut) pėrmendet gjithashtu edhe nė kapitullin 110 tė Kuranit ku thuhet: “Kur erdhi ndihma e Allahut dhe ēlirimi (ngadhėnjimi), dhe i pe njerėzit tė hyjnė turma-turma nė fenė e Allahut. Ti pra, lartėsoje Zotin tėnd duke falėnderuar dhe kėrko nga Ai falje. Ai vėrtet pranon shumė pendimin dhe ėshtė Mėshirues i madh”.
Kjo sure i ėshtė shpallur Profetit (a.s.) nė Haxhin e Lamtumirės, mbas tė cilit i dėrguari i Allahut jetoi dhe 80 ditė.
Nga historia islame dimė qė nė atė kohė tė gjitha fiset e pranuan Islamin. Muhamedi (a.s.) nuk ishte nė gjendje qė t’i udhėzonte njerėzit njė nga njė me rregullat e Islamit ashtu siē bėri nė vitet e para tė shpalljes sė Zotit, kur muslimanėt ishin nė numėr tė vogėl. Atij i ngeli e vetmja gjė qė t’i lutej Allahut (xh.sh.) pėr faljen e mėkateve tė muslimanėve tė rinj, muslimanėve qė do tė vijnė pas tij, gjė tė cilėn edhe e bėri.
Veē kėsaj, ai e madhėroi Allahun (xh.sh.) duke e falėnderuar pėr ndihmėn e Tij dhe triumfin tė cilin Islami e arriti deri sa ai qe gjallė.
Nga fjalėt e Kuranit duket qartė se feja e Muhamedit (a.s.) dhe e tė gjithė muslimanėve ėshtė e njėjtė si dhe feja e Ibrahimit. Ibrahimi (a.s.) ka jetuar 25 shekuj pėrpara Muhamedit (a.s.) dhe i quajti ndjekėsit e fesė sė Allahut – muslimanė, e kėshtu i quan ata edhe Kurani fisnik.
Njeriu ėshtė i lirė tė besojė ose jo. Dikur nė Evropė ekzistonte njė drejtėsi (ligj): “Cuius regio ilius religio” – i kujt ėshtė pushteti i atij ėshtė dhe feja. Nė kėtė lloj sistemi tė gjithė besimtarėt, pėrveē besimtarėve tė fesė sė pushtetit, ishin tė persekutuar.
Sot, nė vendet mė tė zhvilluara tė botės, ėshtė shpallur parimi i lirisė sė besimit dhe i mosbesimit. Me njė fjalė, kushdo ėshtė i lirė tė besojė ose jo.
Kėtė parim, i cili ėshtė shpallur nė shek. XX, feja Islame e ka lejuar qysh prej shekullit tė VII. Ja si thuhet nė Kuran pėr kėtė:
“E ti (Muhamed) thuaj: “E vėrteta ėshtė nga Zoti juaj, e kush tė dojė le tė besojė, e kush tė dojė le tė mohojė…” (Kurani, 18: 29).
Ēdo veprim i njeriut e ka njė pasojė. Pėr veprat e mira Allahu (xh.sh.) tė shpėrblen, ndėrsa pėr mėkatet tė dėnon. Nė Kuranin famėlartė thuhet: “…E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjėsuar veprėn e vet dhe ai nė botėn tjetėr ėshtė prej tė shkatėrruarve” (Kurani, 5: 5).
Nė botė ekzistojnė fe tė ndryshme tė zbritura apo tė pazbritura. Kjo ėshtė pasojė e vendosmėrisė dhe zgjedhjes sė lirisė tė njeriut, me njė fjalė, vullneti i lirė i njeriut. Ndonėse Islami lejon, relativisht i lė njerėzit tė besojnė ose jo, qė t’i pėrkasin kėsaj apo asaj feje, sepse “nė fe nuk ka dhunė”, Kurani famėlartė shpall edhe parimin: “Inned-dine‘indellahil-islam” – “feja e pranueshme tek Allahu ėshtė Islami…” (Kurani, 3: 19).
Pse vetėm Islami qenka i pranuar tek Allahu? Allahu (xh.sh.) ėshtė Njė dhe feja e Tij ėshtė njė. Popujt e hershėm kanė besuar nė shumė perėndi, e pėr rrjedhojė kishte shumė fe. Besimi nė njė Zot tė Vetėm ka si pasojė tė domosdoshme njė dhe vetėm njė fe. Nė tė njėjtėn sure thuhet: “E, nėse tė polemizojnė, thuaj: “Ia kam nėnshtruar fytyrėn (qenien) Allahut, edhe ithtarėt e mi!” E thuaju edhe atyre qė u ėshtė dhėnė libri dhe analfabetėve: “A u nėnshtruat?” Nėse janė nėnshtruar, atėherė janė pėrulur, e nėse refuzojnė, vėrtet ti ke (pėr obligim vetėm) kumtimin; Allahu ėshtė Basir (Ai qė sheh) pėr robėrit” (Kurani, 3: 20).
Kėto vargje tė Kuranit famėlartė qė sapo pėrmendėm, Muhamedi (a.s.) ua ka transmetuar idhujtarėve tė kohės sė vet, tė cilėt adhuronin idhujt nė vend qė tė adhuronin dhe t’i faleshin tė Vetmit – Allahut (xh.sh.), Zotit tė botėrave.
Vetėm fjala “Islam” do tė thotė pėrkushtim dhe bindje e plotė ndaj Allahut (xh.sh.), ndėrsa “muslim” ėshtė personi i cili plotėsisht i pėrkushtohet dhe i bindet Krijuesit tė Plotfuqishėm.
Dihet qė Zbulesa Hyjnore, zbritur Muhamedit (a.s.), ashtu siē kishte fillimin e saj ka edhe fundin. Nė suren Maide nė ajetin e tretė thuhet: “…Sot pėrsosa pėr ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntinė Time dhe zgjodha pėr ju Islamin fe…”
Kėto ajete Muhamedit (a.s.) i zbritėn me rastin e Haxhit tė Lamtumirės. Ato jo vetėm qė tregonin dhe lajmėronin se shpallja e Kuranit u krye dhe se Islami u ndėrtua, por ishin parashenjė pėr ndarjen e Muhamedit (a.s.) nga kjo jetė, parashenjė pėr pėrfundimit e misionit tė tij si i dėrguari i fundit i Zotit, pas tė cilit nuk do tė ketė asnjė shpallje tė veēantė tė Zotit e as tė dėrguar tė tjerė, nė pėrputhje me fjalėt e Muhamedit (a.s.) “Pas meje nuk do tė ketė profetė”.
Shpalljet e zbritura mė pėrpara, popujve tė tjerė, tė cilat sillnin urdhėresat e fesė sė Allahut, nuk u ruajtėn plotėsisht, kėshtu qė ishte e nevojshme qė shpallja e Zotit tė arrinte plotėsisht e kompletuar nė zbritjen e saj tė fundit. Garancinė pėr ruajtjen e Kuranit famėlartė Allahu (xh.sh.) e ka dhėnė vetė me fjalėt e Tij tė lartėsuara: “Me tė vėrtetė Ne e kemi zbritur dhikrin (Kuranin) dhe me tė vėrtetė Ne do ta ruajmė atė”.
Siē shihet, Allahu (xh.sh.) jep garanci pėr mbrojtjen e Kuranit famėlartė nga ēdo shtrembėrim a deformim qė mund t’i bėhet atij nga dora e njeriut. Nė atė nuk ėshtė shtuar e as ėshtė hequr njė germė e vetme. Mund tė themi se kjo garanci e Allahut (xh.sh.) ėshtė realizuar pėr 14 shekuj dhe ne besojmė se do tė vazhdojė tė realizohet deri sa tė ketė jetė nė kėtė botė.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Islami - feja me e re, apo me e vjeter !
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Feja dhe nacionalizmi
» Feja Islame me pak Fjal

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: