Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Disa pėrkujtime ne lidhje me festen e Bajramit

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Disa pėrkujtime ne lidhje me festen e Bajramit Empty
MesazhTitulli: Disa pėrkujtime ne lidhje me festen e Bajramit   Disa pėrkujtime ne lidhje me festen e Bajramit Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:53 pm

E para Ergin as ti as une nuk kemi bere ndonje search per te treguar se nga anon xhumhuri, por edhe si xhumhuri te jete pro mendimit tend, kjo nuk legjitimon mendimin tend si hukm definitiv te Zotit, per sa kohe nuk ka ixhma, por vetem xhumhur. Te keshillosh te mos i quash, "te dyshimta" gjerat qe nuk puqen me mendimin tend, per te cilat ka autoritete mjaft te mirenjohura fetare qe i pranojne. Nuk mund te hedhesh ne menyre te tille dyshime, pasi gjerat qe jane pjese e ihtilafit, jane pjese te fese, sido qe te jete. Mospranimi i mendimit te ndryshem dhe hedhja e dyshimeve mbi te perben problem jo te vogel. Duhet te mesohemi te pranojme faktin qe muslimanet nuk bien dakort per shume gjera dhe nuk ka perse te trazohemi ne zemer kur ndeshemi me mendime te kunderta me ato qe pranojme ne, per me teper kur keto mendime mbrohen nga autoritete te mirenjohura te historise se mendimit fetar Islam. Pervec kesaj, nuk eshte e thene qe xhumhuri te kete gjithmone te drejte. Historia ka treguar qe ne mjaft raste mendimi i pakices te kete dale me i sakte, jo me kot, ihtilafi konsiderohet meshire e Zotit per besimtaret. Nuk mund ta perdorim xhumhurin si argument. Per keto gjera ka usul, dhe xhumhuri nuk perben argument ne usul fikh. Nga ana tjeter, te pakten, selefite jane njerezit qe e marrin me pak se kushdo ne konsiderate xhumhurin, pasi jane pikerisht ata qe merren direkt me tekstin duke iu larguar komentimeve te tij pergjate historise. Ka nje mori gjerash ne fikh ku selefinjte kane dale mbi xhumhurin, dhe nuk e kuptoj se si xhumhuri merrka vlere de disa gjera dhe nuk merrka ne gjera te tjera.
Mbi te gjitha, verejtja ime nuk ka te beje vetem me muziken, por edhe me gjerat e tjera (takimin me grate "e huaja", si dhe rruajtjen e mjekres) per te cilat fole me siper.
Gjithsesi, sensi i diskutimit tim ka te beje vetem me distancimin nga format definitive te te shprehurit per gjera, per te cilat nuk ka ixhma. Eshte padrejtesi ndaj ligjit te Zotit te shprehesh si definitiv nje vendim qe vjen nga ixhtihadi vetem i nje pjese te dijetareve. Per sa kohe qe jo te gjithe dijetaret bien dakort per nje hukm, ai nuk mund te marre karakter definitiv dhe imponues. Ti japesh nje vlere te tille do te thote te ngushtosh fene e Zotit, ti besh padrejtesi asaj. Do te thote te vendosesh vete ne emer te Zotit, pa te mandatuar askush. Do te thote t'ia mbyllesh deren meshires se Zotit duke e kufizuar zgjedhjen e njerezve aty ku Zoti vete nuk ka vene kufinj.
Pikerisht, kjo eshte nje pune me shume pergjegjesi, ndaj dhe duhet ti shmangemi. Per me teper, ky fenomen e ngushton dhe e demton fene, si dhe perhap konfuzion, konfliktualitet, fitne ndermjet besimtareve. Ndaj dhe eshte e domosdoshme te tregohemi me te sakte, me te matur dhe me tolerante ne diskutime te tilla mbi vendimet e Zotit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Disa pėrkujtime ne lidhje me festen e Bajramit
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Disa thenie te imameve
» Pandora DIsa Hite Tallava Live
» mIRC ( Internet Relay Chat ) Dhe disa kommanda!!!
» mIRC Addons - disa addons

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: