Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basketboll - Mosnjohja e FBK-sė ndėrkombėtarisht i dėmton kl

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Basketboll - Mosnjohja e FBK-sė ndėrkombėtarisht i dėmton kl Empty
MesazhTitulli: Basketboll - Mosnjohja e FBK-sė ndėrkombėtarisht i dėmton kl   Basketboll - Mosnjohja e FBK-sė ndėrkombėtarisht i dėmton kl Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:05 pm

Petar Blazhevski, basketbollisti i Kastriotit, dhe Slavisha Bogavac, i Bambit, kanė oferta pėr tė kaluar nė klubet maqedonase. Blazhevski joshet nga Vardari i Shkupit, derisa Bogavac nga skuadra e Ohrit, por kalimi i tyre nė kėtė periudhė, kur ėshtė duke u zhvilluar Superliga (xhiroja 7) do t’i thyente rregulloret e Federatės sė Basketbollit tė Kosovės, e mbi tė gjitha do t’i dėmtonte mė sė shumti klubet qė kanė marrėveshje me basketbollistėt. Vitin e kaluar kanė qenė disa raste tė tilla, kur njė basketbollist ėshtė larguar nga mesi i kampionatit.
Ramadan Ademaj, kryetar i klubit ferizajas Kastrioti, tha se klubi ka marrėveshje me Blazhevskin, por nuk kanė asgjė nė dorė pėr ta ndaluar atė. “Kam dėgjuar se Blazhevski ka oferta nga Maqedonia, por ai ka kontratė me klubin tonė deri nė pėrfundim tė kėtij stinori, ndaj nuk ka tė drejtė tė largohet nga klubi pėrderisa e obligon kontrata me ne. Nė rast se nuk e pėrmbush atė, ai dėnohet, por megjithatė ne me Maqedoninė nuk kemi kurrfarė marrėveshje dhe ata nuk na njohin neve, kėshtu qė mund tė ndodhė edhe largimi i tij”, tha Ademaj.
FBK-ja deri mė tani ka marrėveshje me Shqipėrinė, Turqinė dhe sė fundi edhe me Federatėn e Norvegjisė, e cila nė shtator kishte kėrkuar fletėregjistrim pėr basketbollistin e Trepēės, Rasim Beqiri. Zyrtarėt e Federatės sė Basketbollit tė Kosovės, Erolld Belegu (Kryetar) dhe Isuf Lumi (sekretar), tė martėn pikėrisht pėr kėtė ēėshtje janė takuar me sekretarin e pėrgjithshėm tė Federatės sė Basketbollit tė Maqedonisė, Dejan Lekiq.
“Kemi biseduar pėr problemin mė tė madh qė kemi pasur gjithnjė nė basketboll pėr kalimin e lojtarėve. Do tė thotė tė mos largohen basketbollistėt qė luajnė nė ligėn tonė, tė lėnė nė gjysmė kampionatit dhe tė shkojnė tė luajnė nė ligat e vendeve tė tjera, nė kėtė rast nė Maqedoni. Njė marrėveshje me zyrtarėt e Maqedonisė do tė mundėsonte qė sė paku kalimet e lojtarėve tė bėheshin nėpėrmjet fletėregjistrimeve dhe nga maqedonasit kemi pėrgjigje pozitive se kjo do tė bėhet”, tha Belegu.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Basketboll - Mosnjohja e FBK-sė ndėrkombėtarisht i dėmton kl
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: