Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flet zyrtari i ri mė i lartė i basketbollit kosovar

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Flet zyrtari i ri mė i lartė i basketbollit kosovar Empty
MesazhTitulli: Flet zyrtari i ri mė i lartė i basketbollit kosovar   Flet zyrtari i ri mė i lartė i basketbollit kosovar Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:06 pm

Pas shkarkimit tė kryetarit tė Federatės sė Basketbollit tė Kosovės dhe Bordit tė saj, Komisioni i Pėrkohshėm, i caktuar nga Kuvendi i Jashtėzakonshėm i sė shtunės, qė do t’i kryejė obligimet e Bordit tė shkarkuar tė FBK-sė, e ka filluar punėn pėr vazhdimin normal tė garave dhe funksionimin e shtėpisė sė parė tė basketbollit kosovar.
Erolld Belegu, kryetari i Komisionit tė Pėrkohshėm, e pranon se detyrat qė dalin para kėtij komisioni nuk janė tė lehta dhe se i kanė caktuar vetes objektivat qė duhet arritur.
“Objektivi i parė dhe kryesor ėshtė pėrfundimi normal i garave nė tė gjitha kategoritė. Garat pėr Kupė pėrfunduan dhe tani kanė mbetur garat e play-offit tė Superligės. Nė vend tė njerėzve tė larguar duhet tė sjellim njerėz profesionistė, qė dinė t’i kryejnė punėt organizative. Dhe, sigurisht se njė gjė e tillė nuk ėshtė njė punė e lehtė”, tha Erolld Belegu. “Pėrgatitja e Kuvendit Zgjedhor tė FBK-sė, nė tė cilin do tė zgjidhen organet e pėrhershme ėshtė objektivi tjetėr. Detyra jonė ėshtė qė ta dėrgojmė federatėn nė rrugėn e funksionimit normal. Ne nuk jemi kėtu qė ta mėsojmė askėnd si tė luhet basketbolli, pasi me kėtė merren trajnerėt”, shtoi ai. Belegu, pėrveē i njohur si afarist dhe njeriu i shou-biznesit, mė herėt ka qenė ndėr menaxherėt kryesorė tė KB Trepēa, ndėrsa i ka prirė edhe KB Universitetit (femrat) nė garat ndėrkombėtare tė Trocal Ligės.
Njeriu qė i ka marrė pėrkohėsisht nė dorė “frenat” e basketbollit kosovar pas largimit tė kryetarit dhe Nordit tė Federatės sė Basketbollit tė Kosovės, ka paralajmėruar qė nė fillim se nuk e ka ndėrmend tė kandidohet pėr pozitėn e njeriut tė parė tė basketbollit kosovar.
“Unė nuk kam pretendime tė mėtutjeshme pėr tė qėndruar nė krye tė Federatės sė Basketbollit. Nuk kam asnjė pretendim pėr asnjėrin nga postet nė Federatė dhe kėtė detyrė e kam marrė thjesht nga dėshira pėr tė ndihmuar, siē kam bėrė edhe me klubin e Universitetit”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flet zyrtari i ri mė i lartė i basketbollit kosovar
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: