Erolld Belegu, kryetar i Komisionit tė Pėrkohshėm tė Federatės sė Basketbollit tė Kosovės (FBK), e ka takuar nė Shqipėri drejtorin ekzekutiv tė FIBA Europe, Nar Zanoli, ku ėshtė mbajtur Kupa e Promocionit. Belegu dhe sekretari i Komisionit, Isuf Lumi, kanė takuar drejtues tė FIBA Europe, me ērast i kanė njoftuar ata pėr basketbollin e Kosovės. Sipas Belegut, ky ishte vetėm njė prezantim.
Ne kemi bėrė njė njoftim rreth basketbollit kosovar dhe e kemi shikuar mundėsinė e pėrgatitjes pėr pranim tė shpejtė nė FIBA. Normalisht, e kemi ditur se nė kėtė takim nuk do tė na mundėsohet menjėherė pranimi nė FIBA, por ne thjesht kemi bėrė njė prezantim dhe njoftim. Po ashtu, e kemi pėrgatitur edhe njė video cd (DVD) mbi informatat pėr basketbollin e Kosovės, njė informim tė pėrgjithshėm, si dhe njė shkresė qė i kemi bėrė FIBA Europe, tha Belegu, i cili personalisht ka biseduar me Zanolin.
Ka qenė takim i frytshėm dhe ata janė informuar shumė pėr Kosovėn, meqė kanė pasur shumė pak informata pėr ne. Zanolin ka qenė shumė i kėndshėm nė bisedime, madje nė rast se pranohemi kemi biseduar edhe pėr mundėsinė qė nė vitin 2008 tė jemi ne organizator tė Kupės sė Promocionit, tha Belegu, i cili ka pasur takime edhe me komisarin e garave tė FIBA Europe dhe zyrtarė tė tjerė tė kėtij asociacioni. Atij, madje, i ėshtė premtuar se do tė shikohet materiali.
Takimi i ekspeditės kosovare me zyrtarė tė FIBA-s, seksioni i Evropės, ėshtė mundėsuar falė Kupės sė Promocionit, tė mbajtur kėto ditė nė Shqipėri. Me zyrtarėt e FIBA-s kishte pasur takime edhe ish-kryesia e mėparshme e FBK-sė, tė cilėt edhe kishin bėrė kėrkesa disa herė pėr pranim nė FIBA Europe, ndėra rastin e patėn ngritur edhe nė Gjyqin ndėrkombėtar arbitrar tė sportit, por pa ndonjė sukses.