Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basketbollisti i ish-Mabetexit kalon nė Ligėn hungareze

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Basketbollisti i ish-Mabetexit kalon nė Ligėn hungareze Empty
MesazhTitulli: Basketbollisti i ish-Mabetexit kalon nė Ligėn hungareze   Basketbollisti i ish-Mabetexit kalon nė Ligėn hungareze Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:10 pm

Moris Haxhija ka nėnshkruar marrėveshje njėvjeēare me skuadrėn e Ligės sė parė hungareze, Bodrogi Bau, e cila sapo ka hyrė nga liga e dytė, dhe tė shtunėn (nesėr) do tė debutojė me skuadrėn e re. Haxhija (Fundor, 193 cm), i cili kishte oferta nga klubet e tjera hungareze dhe njė nga Franca, e ka pranuar ofertėn e skuadrės nga qyteti Hodmezovasarhely i Hungarisė.
“Jam shumė i kėnaqur me klubin dhe me kushtet qė m’i kanė ofruar. Kam qenė nė prova te ky klub, kam luajtur njė ndeshje me ta dhe kam shėnuar 35 pikė. Tė shtunėn e luaj ndeshjen e parė zyrtare. Liga kėtu nuk ka mė shumė se dy klube tė forta dhe zakonisht lojtarėt kėtu arrijnė pikė tė larta me mesatare mbi 20 pikė”, tha Haxhija nėpėrmjet telefonit pėr “Lajmin”, nga Hungaria. Ai ėshtė i treti i huaj te kjo skuadėr, ngase pos tij janė edhe njė amerikan dhe njė serb. “Qyteti ėshtė shumė i mirė, po mė pėlqen jeta kėtu, jam duke u ambientuar mirė”, tha basketbollisti i ish-Mabetexit.
“Si i ka punėt ish-Mabetexi, tashmė X Prishtina?”, pyet ai, ndėrsa gėzohet pa masė kur dėgjon se bashkėlojtarėt e tij sė fundi e kanė mposhtur Trepēėn, me gjithė kushtet e vėshtira nė klub. “Ata djem e meritojnė edhe kampionė tė bėhen. Shumė po mė vjen mirė qė janė tė suksesshėm nė kėtė periudhė”, tha 26-vjeēari Haxhija, i cili zhgėnjehet qė ėshtė lėnė i harruar nga kosovarėt, klubet dhe pėrfaqėsuesja.
“Jam zhgėnjyer nga Kosova dhe klubet kosovare. Asnjė nuk mė ka bėrė ofertė. E ēka ėshtė mė e keqja, kam dėgjuar dhe kam parė nė internet se ėshtė shpallur lista pėr pėrfaqėsuese. Jam shumė i zhgėnjyer me njerėzit atje qė nuk mė kanė ftuar. Nė tre vjetėt e fundit kam qenė nė top-formė dhe kam qenė shumė mė i mirė se 80 pėr qind e basketbollistėve qė janė tani nė atė listė”, tha ai. “Unė jam basketbollisti i vetėm shqiptar qė luaj nė liga evropiane dhe nuk kam pasur as edhe njė thirrje, pėr ēka mė vjen shumė keq, jam shumė i zhgėnjyer. Kjo ėshtė marri pėr ata qė e kanė bėrė kėtė listė. Jam duke u pyetur se ēfarė kritere mė duhet t’i plotėsoj qė tė hyj nė pėrfaqėsuese”, tha ai. Haxhija kishte ardhur nė stinorin 2002/03 te Vėllaznimi, skuadėr kjo qė e kishte ndihmuar tė kthehej nė Ligėn e parė. Pas dy stinorėve kalon te Dukagjini i Pejės dhe arrin nė finale, ndėrsa stinorin e fundit me Mabetexin arrin po ashtu nė finale tė play-offit tė Siguria Superligės.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Basketbollisti i ish-Mabetexit kalon nė Ligėn hungareze
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: