Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Flash Lajme(Spanja)

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:11 pm

Robinjo: Dua mė shumė para!


Realit tė Madridit po lind njė problem shumė i madh me brazilianin Robinjo, i cili ka deklaruar se ėshtė i pakėnaqur me rrogėn qė merr nga klubi madrilen dhe pėr kėtė arsye i ka kėrkuar kėtyre tė fundit qė tė pėrmirėsojnė situatėn e tij ekonomike. Rendimenti i mirė dhe golat e rėndėsishėm qė Robinjo ka shėnuar deri tani, e duan njė shpėrblim. Braziliani ka qenė njė ndėr lojtarėt mė tė veēuar tė skuadrės madrilene nė kėtė pjesė tė parė tė sezonit dhe i ka dhėnė shumė pikė tė rėndėsishme Realit tė Shusterit. Robinjo mbėrriti nė Madrid nė vitin 2005, atėherė kur Reali e bleu nga skuadra braziliane e Santosit. Robinjo firmosi njė kontratė deri nė 30 qershor tė vitit 2010 me Realin dhe rroga e tij shkonte pak mė shumė se 2 milionė euro nė sezon, pėrveē shpėrblimeve apo premiove tė zakonshme. Gjithashtu, Robinjo ia dha klubit madrilen gjysmėn e pėrfitimive qė vinin nga imazhi i tij. Nė sezonin e tij tė parė me Realin, Robinjo nuk shkėlqeu aspak dhe blerja e tij u cilėsua si e dėshtuar. 12 golat e tij nuk e ndihmuar Realin qė tė fitonte tituj. Njė viti mė vonė, pavarėsisht se Reali fitoi titullin kampion, braziliani nuk u ngjit pėr asnjė moment nė nivelt e larta. Por, gjithēka ka ndryshuar nė Kupėn e Amerikės, ku Robinjo udhėhoqi Brazilin drejt suksesit, duke mundur nė finale 3?0 Argjentinėn. Me kalimin e ndeshjeve, Robinjo shpėrtheu dhe Shuster besoi tek ai pėr ta aktivizuar si titullar. Nė sezonin aktual, Robinjo ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shėnuar 9 gola. Duke parė kėtė situatė, Robinjo, nėpėrmjet menaxherit tė tij, Vagner Ribeiro, i ka kėrkuar drejtuesve tė Realit qė tė pėrmirėsojnė aspektin ekonomik tė lojtarit dhe qė Robinjo tė bėhet njė nga lojtarėt mė tė paguar tė skuadrės madrilene. Deri tani nuk ka patur asnjė pėrgjigje nga Reali, por nėse situata vazhdon kėshtu, atėherė Robinjo mund tė vendosė tė largohet.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:11 pm

Presidenti i Valencisė demanton largimin e tre lojtarėve

Presidenti i klubit tė futbollit Valencia, Huan Soler ka demantuar shkrimet e medieve sipas tė cilave portieri Santiago Kanizares, David Albelda dhe Migel Angulo nuk janė mė tė mirėseardhur nė klub.
“Lojtarėt nuk janė larguar e as pėrjashtuar nga klubi. Shpresoj se do tė vazhdojnė tė shkruajnė historinė e Valencisė”, tha Soler.
Drejtuesi i Valencisė theksoi se ka marrėdhėnie tė mira me lojtarėt.
“Vendimi pėr largimin e kėtyre tre lojtarėve nga ekipi deri nė fund tė sezonit ėshtė ēėshtje e taktikės sė trajnerit Ronaldo Kuman, nė tė cilėn nuk pėrzihem. Shpresoj se Kanizares, Albelda dhe Angulo do tė mbeten nė Valenci”, tha Soler.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:12 pm

Benitez, nė verė emėrim te stoli i Realit tė Madridit

Pronarėt e Liverpulit kanė vendosur ta largojnė nė fund tė sezonit


Nė fund tė sezonit, Rafa Benitez do tė largohet nga drejtimi i Liverpulit dhe njė nga kandidatėt potencialė pėr tė marrė skuadrėn ėshtė Hoze Murinjo. Lajmi ėshtė bėrė i ditur nga tė pėrditshmet britanike, tė cilat besojnė se shkak janė bėrė marrėdhėniet e tensionuara prej kohėsh qė tekniku spanjoll ka me pronarėt e klubit. Sipas "Sunday People", "mė nė fund, gjatė verės sė ardhshme Benitez do tė kalojė te Reali i Madridit - kjo ėshtė hera e tretė qė drejtuesit e klubit spanjoll kėrkojnė ta afrojnė. Trajneri beson se nuk ka mė vend nė ‘Anfilld‘, pas luftės me pronarėt amerikanė, Tom Hiks dhe Xhorxh Xhilet". Ndėrkohė, gazeta "News of the World" citonte "njė mik tė afėrt" tė Benitez, sipas tė cilit: "Rafa dėshiron tė qėndrojė nė krye tė skuadrės, por tashmė atij i ėshtė mbushur mendja se do ta largojnė, pasi pronarėt nuk kanė treguar me fakte se e mbėshtesin punėn e tij".

Nė rast se do tė vendoste tė largohej (ose do ta largonin) nga Liverpuli, Benitez nuk rrezikon tė qėndrojė pa punė. Alternativat nuk mungojnė dhe klubet e interesuara janė mes mė tė mirave nė Evropė. Pas Realit tė Madridit, "People" ka pėrpiluar edhe njė listė me skuadrat qė po ndjekin me vėmendje zhvillimet rreth teknikut. "Dy klubet kryesore nė Itali, Interi dhe Milani, po qėndrojnė nė pritje tė atyre ēfarė do tė ndodhin. Edhe Bajerni i Mynihut ka shfaqur shumė interes pėr ish-trajnerin e Valencias, pasi drejtuesit gjermanė janė tė impresionuar nga puna e tij". Sipas "Sunday Mirror", largimi i Benitezit nė verė ėshtė i sigurt dhe drejtuesit madrilenė nuk janė menduar dy herė t‘i ofrojnė vendin e Shuster. "Nė verė, Rafa do tė largohet nga detyra e tij, por Reali i Madridit ėshtė gati ta punėsojė", citonte gazeta e sė dielės. "Ndėrmjetėsit e klubit spanjoll kanė lėnė tė kuptohet se Kalderon dėshiron qė ish-trajneri i Akademisė sė Realit tė pasojė Bernd Shuster nė fund tė kėtij sezoni. Nė Gadishullin Iberik besojnė se aventurės sė Benitezit te Liverpuli po i vjen fundi".

Njė tjetėr ēėshtje qė ėshtė ngritur ėshtė ajo e pasardhėsit tė tij nė "Anfilld". Emrat nuk kanė munguar dhe nė krye tė listės qėndron i zakonshmi Hoze Murinjo. "The Observer" shkruante se "pėr momentin ende nuk ka pasur kontakte, por Murinjo ėshtė njė nga preferencat e pronarėve amerikanė tė Liverpulit". Njė burim i gazetės ka deklaruar: "Dėshira e familjarėve tė Hozesė ėshtė tė jetojnė nė Londėr. Liverpuli nuk ėshtė njėsoj si kryeqyteti, megjithatė klubi ėshtė njė ndėr mė tė mėdhenjtė nė Angli. Pėr momentin duhet tė presim dhe tė shohim ēfarė do tė ndodhė". Alternativa tė tjera janė edhe Jurgen Klinsman dhe Martin O‘Nill.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:12 pm

Espanjoli dhe Tamudo, "fluturimi" vazhdon

Sulmuesi i ka udhėhequr katalanasit nė fitoren ndaj Vilarealit, e cila "blindon" zonėn Champions

Sulmuesi Raul Tamudo ishte edhe njė herė lideri i Espanjolit, teksa kalatanasit fituan bindshėm 3-0 ndaj Vilarealit, nė fushėn e tyre, duke u konfirmuar nė vendin e tretė, por edhe si skuadra surprizė e kėtij sezoni. 30-vjeēari shėnoi dy herė, duke arritur shifrėn e 123 golave, nė vitin e tij tė dhjetė me Espanjolin. Fitorja e konsolidoi Espanjolin nė zonėn e Ligės sė Kampioneve, vetėm njė pikė larg Barcelonės, rivales historike krahinore. Raul Tamudo ka qenė nė formė gjatė gjithė kėtij kampionati dhe, pasi ėshtė grumbulluar nė dy ndeshjet e fundit nga trajneri Luis Argones po shkon i sigurt drejt pjesėmarrjen nė Euro 2008 me kombėtaren e Spanjės. Kurioz ėshtė fakti se nė secilin prej nėntė sezoneve tė mėparshme ai ka shėnuar mė shumė se dhjetė gola pėr Espanjolin. "Ne e dimė qė mjafton t'i krijojmė njė gjysmė rasti, dhe ai do tė shėnojė," tha mesfushori Ivan De la Penja pėr gazetarėt. "Tamudo ėshtė tmerrėsisht konkret para portierit nė zonėn kundėshtare," shtoi partneri i tij nė sulm, Luis Garsia. Nga ana e tij, Tamudo, i cili ėshtė rritur te tė rinjtė e klubit tė Espnjolit, u tregua modest dhe u shpreh. "Jam ky qė jam, falė shokėve tė skuadrės. Nuk mund tė shėnoj, nėse ata nuk mė pasojnė atje ku duhet dhe kur duhet, - tha ai. - Tė jesh sulmues i Espnjolit ėshtė mė e vėshtirė sesa nė skuadrat e tjera, sepse ne krijojmė mė pak raste pėr shėnim, nė krahasim me ekipe si Reali, Barcelona, Vilareali, Valencia apo Atletiko e Madridit." Fitorja ndaj Vilarealit e shpuri nė 14 ndeshje radhazi serinė pa humbje tė Espanjolit. Finalistėt e edicionit tė kaluar tė Kupės UEFA nuk kanė humbur asnjė nga takimet e luajtura me pesė vendet e para tė Primera Divizionit, gjatė kėtij kampionati. Kanė fituar ndaj Realit dhe Atletikos sė Madridit dhe kanė barazuar me Barēėn. "E dinim se si duhej ta fitonim kėtė ndeshje, ku e gjithė vendmendja ishte e pėrqendruar mbi ne, - tha trajneri Ernesto Valverde. - Luajtėm shumė mirė, sidomos nė sulm. E gjithė skuadra, nė pėrgjithėsi, bėri njė punė tė jashtėzakonshme. Nuk jam i habitur nga forma qė po kalojmė. Ishim tė rrezikshėm dhe shėnuam tri gola qė nė fillim, duke e mbyllur ndeshjen. Kjo ėshtė mėnyra mė e bukur pėr tė triumfuar."
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:13 pm

Kasijas: Bufon s’ėshtė mė i miri!
“Fati ekziston, por mbi tė gjitha ekziston cilėsia e kėsaj skuadre”



Edhe njė herė mė shumė, nė fitoren 2?0 ndaj Saragozės, Kasijas tregoi se ėshtė njė prej portierėve mė tė mirė nė botė. Me ndėrhyrjet e tij, Kasijas shpėtoi nė disa raste portėn dhe lejoi madrilenėt qė tė arrinin njė fitore e cila i lejon tė vazhdojnė tė qėndrojnė nė krye. Pas suksesit tė arritur, portieri ndau gėzimin me tė pėrditshmen spanjolle “AS”.



? Ēfarė ndietė kur Viktor Fernandezi (trajneri i Saragozės) ju pėrkufizoj si lojtarin mė pėrcaktues nė kampionat?

? Nuk mendoj qė jam mė vendimtari. Kufizohem tė them qė bėj vetėm atė pėr tė cilėn paguhem, tė pres topat dhe asgjė mė shumė.

? Duket e pabesueshme qė e thonė kėtė pėr njė portier.

? Eshtė e vėrtetė qė zakonisht pėrzgjidhet njė futbollist qė luan nė fushė. Kėto lėvdata mė bėjnė tė kuptoj qė jam duke ecur nė rrugėn e duhur dhe mė motivojnė qė tė vazhdoj tė punoj.

? Cila ishte pritja mė e vėshtirė qė bėtė ndaj Saragozės?

? Sinqerisht, nuk mendoj se ndonjė prej pritjeve tė mia ishte e vėshtirė.

? Sa pikė fiton Reali prej Kasijasit gjatė njė sezoni?

? Nuk i kam llogaritur ndonjėherė dhe nuk mendoj se ėshtė e rėndėsishme qė ta bėj kėtė.

? Tregohuni i sinqertė. Duhet tė jetė njė punmė e vėshtirė tė jesh portieri i Realit?

? Gjithmonė ėshtė keq kur je portier. Mbase ėshtė pak mė tepėr te Reali sepse pėr mirė ose keq, kėtu ka mė shumė vėmendje.

? Cili ėshtė sekreti i Kasijasit? Ēfarė ju bėn tė jeni ku qė jeni?

? Sekret? Gjithmonė kam menduar qė vazhdoj tė bėj gjithmonė tė njėjtėn jetė si nė fillim. Sekreti im qėndron tek mospėrfillja e elozheve. Eshtė diēka e mirė qė mė vlerėsojnė, por jeta ime do tė vazhdojė tė jetė e njėjta pavarėsisht atyre qė gazetat do tė shkruajnė pėr mua.

? A ju tha diēka Shusteri pas ndeshjes sė Saragozėn?

? Jo, nuk mė tha asgjė. Nuk e pashė pas ndeshjes pasi u futa menjėherė nė dushe.

? Ēfarė ndodhi me Diarranė pas ndeshjes? Ai erdhi ju tha diēka dhe ju filluat tė qeshnit.

? Kam njė raport shumė tė mirė me Diarranė. Gjithmonė bėjmė shaka mes nesh. I thoja qė ishte shurdhuar, pasi nuk mė dėgjonte kur vendosa njė herė murin nė njė goditje dėnimi, ndėrsa ai mė thonte qė nuk ishte fare goditje dėnimi. Qeshėm sepse i thashė qė po fliste pa lidhje, duke qenė se ishin dy gjėra tė ndryshme.

? Gjuajtja e Gabit nė goditjen e dėnimit qė po flisnit ishte njė prej rasteve mė tė rrezikshme tė ndeshjes.

? Gabi gjuajti me tė vėrtetė mirė sepse topi depėrtoi midis murit dhemori njė trajektore tė ēuditshme, pasi zbriti shumė shpejt, por Saragoza ishte nė njė prej atyre ditėve qė duket se nuk do tė shėnosh pavarėsisht atyre qė bėn. Ēfarė mund tė bėja unė?

? A mund tė fitojnė portierėt kampionate?

? Portieri ėshtė njė pjesė shumė e rėndėsishme e njė skuadre. Besoj qė po. Portierėt, sulmuesit apo tė gjithė tė tjerėt. Secili mund tė bėjė ndryshimin, por pėr tė fituar kampionatin duhet njė skuadėr e fortė nė ēdo drejtim.

? Shumė njerėz mendojnė se ju jeni portieri mė i mirė nė botė.

? Nuk e besoj kėtė.

? Nuk iu pėrgjigjėt pyetjes.

? Me tė vėrtetė nuk e besoj. Portierėt, ashtu si tė gjithė lojtarėt e tjerė kalojnė momente tė mira dhe tė kėqija gjatė karrierės sė tyre. Ndodh qė pėr 1?2 muaj ata tė jenė heronjtė e shtypit, ndėrsa mė pas mund tė shndėrrohen nė armiqtė numėr njė. Ēfarė ndodhi me Mesin pėrpara njė muaji e gjysmė? E njėjta. Ka momente nė tė cilat jemi nė formė dhe tė tjerė nė tė cilėn nuk jemi. Mbase tani jam duke kaluar njė moment tė mirė forme, por kjo nuk do tė thotė qė unė jam mė i miri dhe askush nuk mund tė mė konkurrojė.

? Deri Fabregas ka thėnė qė ju jeni portieri mė i mirė nė botė.

? Por, Sesku ėshtė njė miku im. Kjo nuk konsiderohet.

? Si e shpjegoni shkathtėsinė dhe forcėn e veēantė qė keni.

? Mendoj qė kjo ėshtė diēka e lindur. Personalisht, ėshtė e vėrtetė qė kam njė avantazh pasi zotėroj shumė fuqi nė kėmbėt e mia, por kjo kompenson gjatėsinė time. Jam 1,84 metra dhe kjo nuk ėshtė shumė pėr njė portier.

? Cili ėshtė momenti mė i bukur pėr ju nė njė ndeshje?

? Ēdo pritje mė fal njė kėnaqėsi tė veēantė. Gjithmonė kur shmang njė gol ndihesh mirė.

? Markezi deklaroi pėrpara disa ditėsh qė Reali ka njė portier tė madh dhe shumė fat.

? Sinqerisht, besoj qė duhet tė kesh pak nga tė gjitha. Fati ėshtė gjithmonė i rėndėsishėm, por kryesorja ėshtė puna dhe tani skuadra po bėn njė punė shumė tė mirė. Njerėzit nuk na shohin kur stėrvitemi gjatė javės, por vetėm kur fitojmė nė fundjavė. Nuk e kuptojnė qė fitorja ėshtė fryt i stėrvitjes sė mirė qė po bėjmė. Punojmė shumė dhe tė gjithė sė bashku. Fati, nė disa raste ėshtė njė plus i rėndėsishėm, ndėrsa nė momente tė tjera tė vihet kundėr, por nė njė kampionat me 38 javė fiton pothuajse gjithmonė skuadra mė e mirė. Eshtė e vėrtetė qė kemi fituar edhe ndeshje nė tė cilat nuk e kemi merituar tė fitojmė, por ka ndodhur edhe e anasjellta. Fati ekziston, por mbi tė gjitha ekziston cilėsia e kėsaj skuadre.



Topi i Artė - “Asnjėherė nuk jam shqetėsuar pėr faktin qė emri im nuk figuron kurrė nė votimet pėr ēmimet e mėdha individuale. Opinioni qė ka UEFA, FIFA apo “France Football” pėr mua mė lė tėrėsisht indiferent, pasi ata nuk janė objektivė. Gjėja qė mė intereson mė shumė ėshtė mendimi i njerėzve dhe ata janė treguar gjithmonė shumė tė sjellshėm me mua. Mė pėlqen qė njerėzit tė mė njohin si lojtar, por mbi tė gjitha si njeri, pasi kjo ėshtė mė e rėndėsishmja”



Pėrse Bufoni? - “Bufoni ėshtė gjithmonė ai qė figuron nė portė kur bėhen formacionet mė tė mirė, por ajo qė kam tė qart` unė ėshtė qė nuk janė objektivė. I thashė Palopit sezonin e shkuar qė ishte qesharake dhe aspak objektive qė ai nuk fitoi asnjė ēmim. E meritonte tė ishte nė formacionin mė tė mirė pas tė gjithė asaj qė bėri gjatė vitit. Askush nuk e zgjodhi atė, prandaj tė gjithė kėto ēmime mė duket shumė absraktė dhe aspak objektivė”.



“E meritojmė kreun” - “Kanė kaluar 17 javė dhe jemi nė vendin e parė. Janė shumė, por ndodhemi atje ku e meritojmė. Nėse do tė ishim tė tretėt ose tė katėrtat nuk do tė ndodheshim nė vendin e duhur. Megjithatė, e rėndėsishme ėshtė tė jesh nė kėtė pozicion kur tė vijė fundi”.

“Titujt qė ėndėrroj” - “Besoj qė 2008 mund tė jetė njė vit i madh pėr mua. Do tė ishte fantastike tė festonim nė Madrid pėr titullin tonė tė dytė radhazi dhe pėr Europianin e fituar me Spanjėn”.

“Gjithmonė kam dashur Realin” - “Dėshira ime ka qenė gjithmonė tė qėndroj tek Reali, edhe pse ėshtė e vėrtetė qė ka patur spekulime. Mirė ose keq, nėse luan tek Reali duhet tė mėsohesh me shumė spekulime. E vetmja gjė qė kam tė qartė ėshtė se mė mbeten edhe tre vite kontratė me Realin dhe jam shumė i lumtur nė “Bernabeu””

“Mė i miri i historisė?” - “Do tė jetė shumė e vėshtirė. Spanja ka patur gjithmonė portierė shumė tė mirė. Nuk kam arritur tė shoh Zamorėn, por thonė se ai bėnte mrekullira”.

“Pritja mė e bukur e jetės” - “Eshtė shumė e vėshtirė tė veēosh njė prej tė gjitha pritjeve qė kam bėrė. Ka shumė, qė mbase nuk janė shumė spektakolare dhe mund tė duken tė thjeshta, por qė kanė qenė shumė tė rėndėsishme pėr mua. Ditėn e ndeshjes me Irlandėn nė Botėror (nė 2002?n) shkuam deri tek penalltitė, qė gjithmonė janė njė llotari. Prita penalltinė vendimtare dhe u ndieva shumė mirė nė fushė”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:13 pm

Espanjoli Ofertė pėr sulmuesin italian, Rolando Bianki

Skuadra e Espanjolit duket se do tė futet nė merkato, nė mėnyrė qė tė arrijė tė ruajė pozicion aktual nė renditjen e kampionatit spanjoll. Sipas medias angleze dhe italiane, spanjollėt kanė bėrė njė ofertė pėr sulmuesin e Manēester Sitit, Rolandi Bianki. Ata kanė ofruar 7 milionė sterlina pėr lojtarin qė u transferua vetėm gjatė merkatos sė verės te klubi anglez, pėr shifrėn e 8.8 milionė sterlinave. Operacioni pritet tė realizohet qė nė muajin janar, duke ditur se futbollisti ėshtė i pakėnaqur dhe qė klubi anglez ėshtė nė kėrkim tė njė sulmuesi. Espanjoli ka arritur tė bėjė njė paraqitje mjaft tė mirė deri tani nė kampionatin spanjoll.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Besnik
I thjesht



Numri i postimeve : 25
Registration date : 11/01/2008

Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:13 pm

Van Nistelroi rinovon deri mė 2010-n

Sulmuesi holandez, Rud Van Nistelroi, ka rinovuar kontratėn e tij me klubin e Realit tė Madridit. Futbollisti 31-vjeēar, i cili u transferua te spanjollėt nė verėn e vitit 2006, pėr shifrėn e 15 milionė eurove, ka lidhur njė marrėveshje, e cila e bėn pjesė e skuadrės deri nė vitin 2010. Sulmuesi holandez ka arritur tė marrė pėrsipėr sulmin e ekipit tė tij, duke qenė mjaft i suksesshėm dhe duke dhėnė njė kontribut tė shkėlqyer nė arritjen e rezultateve pozitive tė kohėve tė fundit. Tashmė, mesa duket ai ka vendosur t’i japė fund karrierės me madrilenėt, duke qenė se kontrata e re e mban tė lidhur me Realin deri nė moshėn 34- vjeēare.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Sponsored content





Flash Lajme(Spanja) Empty
MesazhTitulli: Re: Flash Lajme(Spanja)   Flash Lajme(Spanja) Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Flash Lajme(Spanja)
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Flash Lajme(Anglia)
» Flash Lajme(Italia)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Futballi-
Kėrce tek: