Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t Empty
MesazhTitulli: Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t   Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:14 pm

Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t Arben%20Krasniqi%20_foto%203%20Rpacolli


Trajneri i Sigal Prishtinės, Arben Krasniqi, ėshtė zgjedhur trajner i pėrfaqėsueses sė Kosovės, duke e zėvendėsuar Bujar Locin, aktualisht trajner i Pejės. Emėrimi i Krasniqit nė postin e u.d selektorit ėshtė ekstrakt i Bordit tė FBK-sė qė po ashtu e ka shkarkuar gjithė stafin e mėparshėm tė pėrfaqėsueses sė Kosovės, edhe pa paralajmėrim.
Krasniqi ka pėr detyrė ta pėrgatitė pėrfaqėsuesen e Kosovės pėr turneun ndėrkombėtar tė basketbollit nė Jordani “Kupa e Mbretit Abdullahu II”, qė mbahet pėr herė tė pestė. Ėshtė konfirmuar nga FBK-ja pjesėmarrja nė turne qė mbahet prej16-24 nėntor.
Trajneri Krasniqi pohoi se nuk ka dijeni pėr kėtė informatė dhe se ende nuk di nėse do ta pranojė kėtė detyrė tė re. “S’kam folur ende me askėnd nga Federata dhe nuk di pėr kėtė. Kjo ėshtė diēka e re pėr mua dhe nuk di nėse do ta pranoj apo jo. Sė pari do tė kėrkoj tė bisedoj me zyrtarė tė Federatės”, tha Krasniqi. “Asnjėherė nuk kam menduar pėr kėtė pozitė dhe ėshtė risi pėr mua. Megjithatė nuk do tė jetė diēka shumė e vėshtirė apo e parealizuar pėr mua. Pėrfaqėsuesja s’ka angazhime tė mėdha, s’ka kualifikime dhe e kisha pėrballuar kėtė detyrė”, tha trajneri i Sigal Prishtinės, me tė cilėn skuadėr kishte fituar stinorin e kaluar kampionatin. Nė rast se e pranon kėtė post, Krasniqi thotė se do tė kėrkojė pėrkrahje nga ekspertėt pėr organizimin e pėrfaqėsueseve.
“Nuk do tė ngurroj dhe do tė kisha kėrkuar edhe pėrkrahje nga Gjysepe Pino Gjergja, pėr mėnyrat e organizimit tė pėrfaqėsueseve, apo edhe nga pėrfaqėsueset e Sllovenisė apo Turqisė, me tė cilat kemi marrėdhėnie tė mira bashkėpunimi”, tha Krasniqi. Ai detyrėn nė krye tė pėrfaqėsueses, por tė juniorėve, e kishte provuar dy herė dhe me sukses. Para njė viti, me juniorėt e kishte zėnė vendin e dytė nė turneun Grasse tė Francės, ndėrsa para dy vjetėsh si ndihmėstrajner i Mark Rodiqit vendin e parė me juniorėt nė kėtė turne. Njėherėsh turneu nė Jordani ėshtė i dyti pėr pėrfaqėsuesen e Kosovės nė basketboll. Verėn e vitit 2005 kishte marrė pjesė nė njė turne ndėrkombėtar nė Egjipt, duke e fituar madje turneun, edhe pse Kupa mbeti nė Egjipt si pasojė e mashtrimeve nga mikpritėsit.

Loci: Nuk di pėr shkarkim

Trajneri i Pejės, Bujar Loci, i cili deri para shkarkimit ishte u.d. i selektorit tė pėrfaqėsueses sė Kosovės, ėshtė habitur kur ka kuptuar se ėshtė shkarkuar nga kjo detyrė. Ai pohon se Bordi i FBK-sė nuk ka biseduar me atė mė parė. “Besoni nuk kam asnjė informatė pėr shkarkimin tim, apo tė organeve tė mėparshme. Kėtė po e dėgjoj tani nga ju. Nuk di asgjė, por edhe askush nga federata nuk ka biseduar me mua, sė paku tė m’i tregojė arsyet e shkarkimit”, tha Loci, i cili e kishte drejtuar pėrfaqėsuesen nė Turneun e Egjiptit. Ai megjithatė uron zgjedhjen e Arben Krasniqit. “Por e vetmja e mirė qė po shoh kėtu ėshtė zgjedhja nė kėtė post e Arben Krasniqit, tė cilin e vlerėsoj shumė lart si trajner dhe atij e pėrfaqėsueses u uroj shumė suksese”, tha Loci.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Federata e Basketbollit e Kosovės e konfirmon udhėtimin nė t
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: