Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5

Shko poshtė 
AutoriMesazh
ExTra
Webmaster
Webmaster
ExTra


Numri i postimeve : 276
Registration date : 09/01/2008

Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5 Empty
MesazhTitulli: Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5   Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5 Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:16 pm

Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5 Top2


Kombėtarja e Shqipėrisė ka fituar dje thellė 87:59 ndaj Azerbajxhanit, nė ditėn e tretė tė Kupės sė Promocionit nė basketboll pėr meshkuj, duke u renditur e para nė grupin B. Njė fitore e merituar, njė sfidė e interpretuar mjaft mirė nga kombėtarja shqiptare, qė tregoi njė superioritet tė padiskutueshėm nė parket, e mbėshtetur mjaft edhe nga sportdashėsit. Ndonėse pritej njė pėrballje e fortė, nuk ndodhi kėshtu, pasi loja e kuqezinjve ka qenė mjaft e mirė, duke treguar rritje nga ndeshja nė ndeshje. Tė saktė nė sulm dhe organizim e agresivė nė mbrojtje, basketbollistėt shqiptarė kanė ditur tė neutralizojnė kundėrshtarin mė tė fortė tė grupit.
Pas pėrfundimit tė takimit tė djeshėm ndaj Azerbajxhanit, trajneri i ekipit kombėtar i shqiptar, Korab Llazani, u shpreh i kėnaqur pėr vendin e parė nė grup. “Mund tė them qė loja e ekipit ka ardhur nė rritje nga ndeshja nė ndeshje dhe suksesi i sotėm (ėshtė fjala pėr dje) ishte mjaft i rėndėsishėm, ndaj njė ekipi tė fortė, ēka na dha mundėsinė e renditjes nė vendin e parė nė grup. Kjo fitore rrit mundėsitė pėr fitimin e turneut dhe mund tė them se kemi shumė shanse. I pėrgėzoj tė gjithė djemtė pėr atė ēka dhanė nė fushė, pasi e meritojnė pėr punėn e madhe qė kanė kryer”, tha Llazani.
Dy basketbollistėt e nėnkampionit kosovar Mabetex, Florian Miftari dhe Samir Shaptahoviq, e kanė filluar ndeshjen nga banka. Shaptahoviq ka luajtur 18 minuta, duke realizuar 6 pikė, 3 asistime dhe 2 kėrcime. Miftari pėr 14 minuta nė parket pati 8 pikė, 2 kėrcime dhe njė asistim.
Nė gjysmėfinale, Shqipėria do tė luajė nesėr me Andorrėn, e renditur e dyta nė grupin A, ndėrsa Azerbajxhani do tė pėrballet me Moldavinė, nė njė sfidė lindore. Tė enjten (sot) ėshtė ditė pushimi.


Shqipėri - Azerbajxhan 87:59 (19:12, 22:14, 29:12, 17:21)

Palestra “Ramazan Njala” nė Durrės. Gjyqtarė: B. Jovanoviē (SMZ), B. Vasallo (Mal)

Shqipėria: Garo 2, E. Karaj 4, Kasmi 17, Bilali 12, Shima 23, Shaptahoviq 6, Daliu 6, Bushati 5, Mitku 4, Miftari 8, Adhamidhi, Jakova - Trajner: Korab Llazani

Azerbajxhani: Pashajev 1, Sarijev, Niftalijev 21, Rindin 6, Bakshijev 12, Kitajev 3, Hamidzaxe, Mirzajev 3, Barbakaxe 12, Hamzajev, Belusov, Haijev - Trajner: R. Kurtinaitis
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Basketboll – Kupa e Promocionit: Shqipėri - Azerbajxhan 87:5
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Sporti dhe Sportėdashėsit :: Basketboll-
Kėrce tek: