Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Feja dhe nacionalizmi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Feja dhe nacionalizmi Empty
MesazhTitulli: Feja dhe nacionalizmi   Feja dhe nacionalizmi Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:48 pm

24/12/2007 Disa udhėheqės politikė tė shteteve tė mėdha
kujtojnė se ėshtė merita e tyre qė janė nė pozicionin e
drejtimit tė politikės botėrore. Pėr ta bėrė mė tė qartė
kėtė po citojmė dialogun e zhvilluar ndėrmjet Pilatit dhe
Jezusit nga ungjilli i Gjonit kapitulli 18-19 kur ky i
fundit iu dorėzua nga farisenjtė pėr t’u gjykuar.

-Dhe Pilati tha: Domethėnė ti je mbret? Jezusi u pėrgjigj:

-Ti thua qė mbret jam unė. Unė pėr kėtė kam lindur dhe pėr
kėtė erdha nė kėtė botė, pėr tė treguar tė vėrtetėn. Ēdo
njeri qė ėshtė me tė vėrtetėn dėgjon zėrin tim.

-I thotė Pilati: Kush ėshtė e vėrteta dhe mė tej.

-Dhe hyri Pilati pėrsėri brenda dhe i thotė Jezusit: Nga je
ti? Ndėrsa Jezusi nuk i dha asnjė pėrgjigje atij.

-I thotė Pilati: Tek unė nuk pėrgjigjesh, nuk e di qė kam
pushtet tė tė kryqėzoj dhe pushtet tė tė liroj?

-U pėrgjigj Jezusi: Nuk do kishe asnjė pushtet mbi mua nė
qoftė se nuk do tė tė ishte dhėnė nga lart (domethėnė nga
Zoti), prandaj t’i qė do mė dorėzosh do tė kesh mėkatin mė
tė madh.

Nė kėtė dialog del e qartė qė asnjė njeri nė kėtė botė duke
pėrfshirė dhe mė tė fuqishmin nuk ėshtė merita e tij qė
ndodhet nė atė pozicion dhe asgjė nuk bėhet pa vullnetin e
Zotit.

Duke kaluar nė pikėpamjen fetare pėr nacionin (kombėsinė)
del qė feja pranon identitetin kombėtar, domethėnė qė njė
njeri ėshtė francez, tjetri italian, tjetri gjerman, tjetri
kinez, tjetri shqiptar e kėshtu me radhė. Po kur vjen puna
qė nė politikė luhet karta e nacionalizmit dhe kur dikush
fillon tė postulojė superioritetin e njė kombi karshi njė
kombi ose kombeve tė tjera, kėtu biem nė kundėrshtim me
parimet fetare.

Si nė dhiatėn e vjetėr, si nė ungjill ashtu edhe nė kuran
njerėzit vlerėsohen nė bazė tė besimit dhe jo tė
nacionalitetit.

Eksperienca historike e dy shekujve tė fundit ka treguar se
nė shumicėn e rasteve karta e nacionalizmit ėshtė luajtur
nga disa udhėheqės shtetesh kryesisht ateistė pėr tė
pėrqendruar pushtetin nė duart e veta dhe pėr tė kaluar nė
diktaturė. Duke filluar me Napoleon Bonapartin nė fillim tė
shekullit tė 19-tė dhe pastaj duke kaluar te Hitleri dhe
Stalini rreth mesit tė shekullit tė 20-tė, Mao Ce Dunin nė
Kinė dhe Enver Hoxhėn nė Shqipėri dhe Millosheviēin nė
Serbi, Sadam Husseinin nė Irak etj, ėshtė luajtur nė fillim
me kartėn e nacionalizmit dhe mė vonė pasi kanė pėrqendruar
pushtetin nė duart e veta kanė kaluar nė diktaturė tė egėr,
diku mė shumė e diku mė pak nė shumicėn e tyre qė tashmė
dihet nga tė gjithė.

Librat fetarė asnjėherė nuk kanė vlerėsuar njeriun nga
kombėsia, por nga shkalla e besimit tek Zoti. Nė ungjill
thuhet qė shkoni tek tė gjitha kombet (fjalėt e Jezusit),
tė predikoni ungjillin po kėshtu edhe nė Kuran qė thuhet se
kurani ėshtė shpallje pėr tė gjithė botėn. Bile nė njė
hadith tė profetit Muhamed thuhet qė nuk ėshtė mė i mirė
arabi nga jo arabi nė shkallėn e besimit (dhe jo si disa
puritanė islamė tė grupit tė Bin Ladenit dhe ndonjė tjetri
qė postulojnė superioritetin e kombeve arabe karshi kombeve
tė tjera).

Komunizmi qė ka dashur tė verė nė organizimin e jetės
shoqėrore parimet e ungjillit duke hequr Zotin si
rregullues absolut i kėsaj jete nė kėtė botė pėrfundoi nė
njė diskreditim dhe disfatė tė turpshme.

Nė mėnyrė tė veēantė nė bazė tė aktualitetit dėshiroj t’u
drejtohem nacionalizmit dhe nacionalistėve serbė.

Ju mendoni se po ju bėhet padrejtėsi historike pėr ngjarjet
qė ju kanė ndodhur nė vitet e fundit. Por unė do tė
pėrpiqem ta trajtoj nga ana fetare.

Sė pari, ju keni qenė kombi brenda kuadrit tė
ish-Jugosllavisė qė keni pėrhapur ideologjinė komuniste dhe
ateiste nė vendet ballkanike, bile nė Greqi qė pėr fat tė
keq ka mjaft ateistė akoma edhe sot ideologjia komuniste e
pėrhapur nga Moska staliniste nėpėrmjet jush nė Ballkan
shkaktoi njė luftė civile me shumė viktima.

Sė dyti, nė raport me shqiptarėt paraardhėsit tuaj brenda
kuadrit tė ish-Partisė Komuniste jugosllave si Miladin
Popoviēi, Velimir Stoiniēi, Stefan Mugosha etj, vendoset nė
krye tė Partisė Komuniste shqiptare njė ateist tė tėrbuar
Gjirokastre, Enver Hoxhėn, i cili shpėrfytyroi bazėn morale
tė kombit shqiptar nė njė luftė tė egėr antifetare tė hapur
qė nuk kishte ndodhur tek asnjė ndėr vendet ish-komuniste,
dhe pastaj latė duart si Pilati edhe ikėt.

Atėherė, ju nacionalistė serbė kujtoni se do tė ngeleni tė
pandėshkuar nga Zoti pėr kėtė pėrgjegjėsi historike? Mos iu
shkojė mendja, do tė pėrgjigjeni njė mė njė pėr hapjen e
ideve ateiste dhe komuniste nė Ballkan me pasojat e tyre.
Koha do ta tregojė atė.

Ndėrsa ata qė e duartrokitėn Enver Hoxhėn pėr luftėn e tij
tė paskrupullt antifetare bashkė me disa servilė qė e
rrethonin dhe disa sekretarė partie injorantė u pagua me
njė tranzicion shumė tė dhimbshėm qė e kemi parė tė gjithė
gjatė 17 viteve.

Nė kohėn tonė vihen re dy fenomene qė lidhen me tolerancėn.
Nga ato vende qė kam parė unė deri mė sot se nė kohėn e
Hoxhės kam qenė i izoluar nė majat e maleve pėr njė kohė tė
gjatė, bile do tė ishte njė ėndėrr pėr tė dalė jashtė
shtetit.

E para ėshtė toleranca nacionale. Ndėr vendet mė tipike qė
kanė aplikuar tolerancėn nacionale qė pėr mua ėshtė e
admirueshme janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kėtė
vend tė madh, qytetar i tė cilit jam edhe vetė nuk
vlerėsohet njeriu as nga kombėsia dhe as nga raca, nuk
bėhet dallim nėse je i bardhė apo i zi, a je evropian apo
aziatik, por vlerėsohet nga aftėsia nė punė dhe nga bagazhi
intelektual. Mendoj qė tė tjerėt duhet tė marrin
eksperiencė nga Amerika nė kėtė fushė dhe tė mos merren me
fraza nacionaliste si kohėt e fundit Ugo Ēaves nė Venezuelė
qė nė shumicėn e rasteve kanė synim pėr tė grumbulluar
pushtetin.

E dyta, ėshtė toleranca fetare. Mendoj se ēdo njeri duhet
tė shikojė me sytė e tij njė gjė dhe jo tė niset nga fjalėt
e tė tjerėve. Kėtė tolerancė fetare e kam parė nė Turqi ku
isha para disa ditėsh nė Stamboll dhe vura re njė dukuri
befasuese pėr mua.

Meqenėse me njė grup miqsh tė mi tė vjetėr vizituam disa
spitale tė Stambollit si “Metropolitan” etj pėr ēudinė
time, nė katin e parė tė kėtyre spitaleve pashė afėr
njėra-tjetrės njė kishė ortodokse tė vogėl, njė kishė
katolike tė vogėl, njė sinagogė izraelite dhe sigurisht
edhe xhami dhe secili mund tė falej sipas besimit tė vet.
Gjithashtu nė qytetin e Stambollit kishte rreth 270 kisha
dhe mjaft sinagoga. Kėshtu qė faktet hedhin poshtė
opinionet dhe pasionet personale qė nė shumicėn e rasteve
nuk janė objektive, por subjektive. Dhe nė Shqipėri kemi
njė tolerancė fetare ndėrmjet feve kryesore, por toleranca
qė kam parė nė Stamboll ėshtė mbresėlėnėse.

Mė nė fund janė disa klerikė kryesisht peshkopė, por edhe
fetarė islamikė, ekstremistė qė u bėjnė iso politikanėve
nacionalistė, duke shkelur nė mėnyrė flagrante librat e
shpalljeve. Kėta nė mėnyrė tė sigurt janė tė ēregjistruar
nga pozicioni fetar dhe ndėshkimi i tyre ditėn e gjykimit
do tė jetė i madh. Jezusi ka thėnė se ai qė do tė jetė i
pari duhet tė jetė shėrbėtor i tė gjithėve. Dhe nuk matet
besimi dhe shenjtėria nga rrobat e stolisura dhe as nga
limuzinat qė t’u mbajnė ēadrat disa vartės tuaj, gjė qė e
bėjnė edhe disa politikanė pa bazament, mė tepėr pėr t’u
dukur. Ndėshkimi juaj, klerikė tė nderuar, do tė jetė shumė
i dhimbshėm, edhe ferri ose xhehenemi do jetė i hapur pėr
ju.

Materializmi i shfrenuar i ditėve tona qė pėr fat tė keq e
kanė edhe disa klerikė po ēon shoqėrinė njerėzore nė njė
polarizim agresiv dhe drejt tatėpjetės, por edhe kjo
tatėpjetė morale do tė ketė fundin e saj dhe ndėshkimi i
Zotit do tė jetė atėherė kur nuk e prisni.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Feja dhe nacionalizmi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Islami - feja me e re, apo me e vjeter !
» Feja Islame me pak Fjal

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: