Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Formula e shpėtimit tė njeriut

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Formula e shpėtimit tė njeriut Empty
MesazhTitulli: Formula e shpėtimit tė njeriut   Formula e shpėtimit tė njeriut Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:50 pm

Universiteti Fėrat, Fakulteti Teologjik, Stamboll



Kur’ani ėshtė fjalė e All-llahut tė Madhėrishėm, i cili nėpėrmjet Xhibrilit [alejhis-selam] i ėshtė shpallur Pejgamberit tė fundit, e qė njėkohėsisht ėshtė edhe Libri i fundit i shpallur nga ana e All-llahut, ėshtė udhėrrėfyes dhe shpėtim pėr njeriun. Se Kur’ani nė tė vėrtetė ėshtė libėr qė njeriun e nxjerrė prej errėsire nė dritė tregohet edhe nė ajete tė ndryshme tė Tij.[1] Po ashtu, Kur’ani ėshtė njė dritė[2] pėr njeriun. Ja, pra, edhe kjo sure (kaptina asr), edhe pse ėshtė shumė e shkurtėr, ėshtė formula pėr shpėtimin e njeriut. Edhe ne, duke u munduar qė t’i qasemi kėsaj sureje, mė gjerėsisht do tė mundohemi tė tregojmė shkaqet qė njeriu tė shpėtojė e tė jetė i lumtur si nė kėtė, ashtu edhe nė botėn tjetėr.



Rėndėsia e kėsaj sureje

Nė kėtė sure shumė shkurtė, por qartazi, tregohet rruga se si njeriu mund tė shpėtojė. Mu pėr kėtė Imam Shafiu thotė: “Sikur Zoti tė mos kishte shpallur sure tjetėr pėrveē kėsaj, kjo do tė mjaftonte pėr njeriun”. Kurse sipas njė transmetimi tjetėr: “Po qe se njeriu me vėmendje e lexon kėtė sure, kjo bile do tė ishte e mjaftueshme”.[3] Poashtu prej muhadithinėve, Imam Bejhekiu thotė: “Nuk kishte prej shokėve tė Pejgamberit qė kur tė takoheshin njėri me tjetrin tė mos e lexonin suren Asr, e mė pastaj me selam largoheshin”.[4] Ndėrsa poeti Mehmet Akifi pėr rėndėsinė e kėsaj sureje shprehet kėshtu:



Krijuesi ka njė emėr tė bukur, Hak

Kjo pėr robin ėshtė vleftė e madhe, sepse njeriun e udhėzon nė tė vėrtetė.

Kur shokėt e Pejgamberit para ndarjes

Patjetėr kėndonin suren Asr, pėrse?

Pra, kjo ka njė vleftė tė madhe

Sė pari imani mė pastaj vepra (puna)

Pastaj e vėrteta dhe sabri (durimi). Kjo ėshtė njerėzi

Po i bashkove kėto katėr cilėsi, nuk ka humbje pėr ty.[5]



All-llahu i Madhėrishėm tregon se me tė vėrtetė njeriu ėshtė nė humbje, mirėpo po qe se punon sipas kėtyre ajeteve, shpėton nga humnera.

Porositė e kėtyre ajeteve, qė njeriu tė jetė i shpėtuar, janė:

1. Tė ketė besim (iman)

2. Tė punojė vepra tė mira

3. Tė porosisin njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn

4. Tė kėshillojnė njėri-tjetrin pėr durueshmėri.

Pra, nėpėrmjet kėtyre ajeteve njeriu kėshillohet qė, pėr tė qenė i shpėtuar, patjetėr duhet tė punojė sipas porosive tė ajeteve nė fjalė. Po ashtu, nė kėtė sure ėshtė pėrmbledhė haku ndaj All-llahut tė Madhėrishėm dhe haku ndaj njeriut, sepse pėr tė shpėtuar njeriu prej nefsit, e tė jetė shpirtėpastėr, lypet besimi nė All-llahun dhe veprimi nė punė tė mira, e kjo tregon hakun ndaj All-llahut. Tė porosisė tjetrin pėr tė vėrtetėn, e tė kėshillojė tjetrin pėr durim (sabėr), ky ėshtė haku ndaj njeriut.[6] Qė njeriu tė fitojė shkallėn e lumturisė, duhet t’i kompletojė kėto dy hake.



Humbja (falementimi) e njeriut nė aspektin kohor



Kjo sure, e cila pėrmban tre ajete, fillon me betimin nė kohėn. Sipas Ibni Abbasit, Ibni Zubejrit dhe komentatorėve tjerė tė Kur’anit, kjo sure ėshtė mekase, kurse disa prej tyre pohojnė se kjo ėshtė sureja e parė qė ka zbritur nė Mekė, ndėrsa Katadeja dhe Mukdit thonė se kjo ėshtė sure medinase.[7] Nėpėrmjet kėsaj sureje tregohet se njeriu lumturinė mund ta fitojė po qe se ka iman (besim), punon punė tė mira dhe porositė nė tė vėrtetėn dhe nė durim.

Nė emėr tė All-llahut Mėshiruesit Mėshirėbėrėsit

1. Pasha kohėn!

2. Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė.

3. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.

Pra, nė ajetet e sipėrpėrmendura tregohet qartazi se tė gjithė njerėzit janė nė humbje, pėrveē atyre tė cilėt besuan, punuan punė tė mira, porositėn njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn dhe durimin.



1. Vel-Asr. Kjo sure fillon me betimin e All-llahut nė kohėn. Mund tė parashtrohet pyetja se pse All-llahu i Madhėrishėm tė betohet nė kohėn? Duke treguar vlerėn dhe rėndėsinė e kohės, do tė mundohemi t’i pėrgjigjemi kėsaj pyetjeje.

Asr ka kėto kuptime:

a) Koha prej kur dielli ėshtė nė zenit e gjer nė perėndimin e tij

b) Shekull ose 80 vjet

c) koha e namazit tė Ikindisė etj.[8]

Zejd bin Eslemi transmeton prej Ibni Abbasit, se ai thotė: “Po qe se All-llahu betohet pėr kohėn tė cilėn e kuptojmė ne, pėr njerėzit qė pak logjikojnė ėshtė njė argument pėr ekzistimin e All-llahut”.[9]

Ndėrsa Fahrudin Raziu thotė: “Shkaku qė All-llahu tė betohet nė kohėn ėshtė se koha i pėrfshinė tė gjitha: gjerėsinė, ngushtėsinė, shėndetin, sėmundjen, pasurinė, varfėrinė. Tė gjitha kėto janė brenda kohės, pra edhe betimi nė kohėn ėshtė njė betim mė se i realtė”.

Po qe se njeriu njė pjesė tė jetės sė vet e kalon nė injorancė, mirėpo kah fundi, brenda kohės, me pendim tė sinqertė i kthehet All-llahut, ai shpėton, pra edhe kėtė ia mundėson koha. Dmth. koha ėshtė gjėja mė e shtrenjtė pėr njeriun.

Arsyeja tjetėr qė All-llahu tė betohet nė kohėn ėshtė nė atė se koha ėshtė mė e vlefshme se sa vendi, ajo ėshtė pa tė meta. Humbja dhe tė metat janė te njerėzit qė jetojnė brenda kohės. Imam Shafiu shumė bukur e shpreh kėtė kur thotė:



Turpi ėshtė te ne… fajėsojmė kohėn

I bėjmė shpifje kohės, e ajo nuk ka faj

Pėrderisa ujku nuk e han trupin e ujkut tė ngordhur

Njeriu po e han mishin e vėllait tė tij.

اdonjėri prej nesh ėshtė ujk nė lėkurė qengji

Ai qė vjen mendojmė se ėshtė qengj

Dhe dije se puna e tij ka marrė fund.[10]



Pra, edhe betimi qė ėshtė bėrė ėshtė bėrė nė njė gjė qė ėshtė pa tė meta, pa gabime, qė kėtė meritė e ka vetėm koha, sepse ajo s’ka tė meta e as faje.[11]

- Po qe se betimi qė ėshtė bėrė pėr kohėn ka pėr qėllim kohėn prej kur dielli ėshtė nė zenit e gjer nė perėndimin e tij, mund tė konkludojmė kėshtu: Zoti betohet nė kohėn e atyre njerėzve qė e ēojnė nė humbje, sepse menjėherė si pėrgjigje vjen ajeti tjetėr, ku thuhet: Padyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė. Jeta e njeriut ėshtė brenda suazave tė kohės, siē pėrfundon dielli gjatė perėndimit tė tij, po ashtu edhe jeta e njeriut pėrfundon. Ka disa ajete ku All-llahu betohet nė paraditėn, kohė kjo kur njeriu bėn shitblerje dhe ka fitim, sepse nė kėtė kohė fitimi ėshtė mė shumė se sa humbja. Pra All-llahu me betimin e kohės na jep tė kuptojmė se ashtu si perėndon dielli me shpejtėsi, ashtu edhe jeta e njeriut pėrfundon, mirėpo po qe se njeriu brenda kėsaj kohe i kthehet All-llahut me njė pendim tė sinqertė, ka shpresa qė edhe ai tė jetė i shpėtuar, e ndoshta edhe njėra prej kėtyre shkaqeve ėshtė kjo qė All-llahu tė betohet nė kohėn.

- Nėse betimi ka pėr qėllim namazin e ikindisė, po ashtu All-llahu i Madhėrishėm tregon vlerėn e kėtij namazi. Namazi i ikindisė konsiderohet namaz i mesėm. Pėr kėtė All-llahu nė njė ajet tė Kur’anit thotė: “Vazhdoni rregullisht t’i falni namazet, edhe atė namazin e mesėm”,[12] qė na pėrkujton se ne duhet rregullisht t’i falim namazet, sidomos namazin e mesėm - namazin e ikindisė.

Nė kėtė kohė kur dielli fillon tė humbė nxemjen e tij, besimtarėt mblidheshin rrotull Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pėr tė dėgjuar porosi tė Kur’anit dhe kėshilla prej tij. Pra, kjo kohė ishte mė se e pėrshtatshme, sepse i pėrfundonin punėt e tyre tė pėrditshme, dhe duke marrė parasysh kėtė, koha e namazit tė ikindisė ka pasur njė vlerė tė veēantė[13]. Po ashtu, namazi i ikindisė konsiderohet namaz i fundit qė bėhet ditėn, sepse me namazin e akshamit fillojnė ibadetet e natės, e ndoshta mu pėr kėtė All-llahu i Madhėrishėm betohet pėr vlerėn e kėtij namazi.

- Pėrveē kėtyre mendimeve, thuhet se betimi nė kohėn ka pėr qėllim kohėn kur ka jetuar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] sė bashku me shokėt e tij. Kjo mund tė komentohet nė kėtė mėnyrė: “Vel asril-ledhi ente fihi”. Betohem nė kohėn qė ti gjindesh brenda saj. Mos tė harrojmė se Zoti betohet edhe pėr vendin ku ka jetuar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], si pėr shembull: “Betohem nė kėtė qytet”,[14] apo betimi qė bėhet pėr jetėn e Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: “Pasha jetėn tėnde”[15]. Sikur All-llahu tė thotė: betohem nė kohėn, vendin dhe jetėn tėnde, ku na jep tė kuptojmė se njeriu duhet tė ketė respekt pėr kohėn, vendin dhe jetėn e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem].
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Formula e shpėtimit tė njeriut Empty
MesazhTitulli: Re: Formula e shpėtimit tė njeriut   Formula e shpėtimit tė njeriut Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:50 pm

2. Padyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė

Fjala Husr-husran ka kėto kuptme: mangėsi, mashtrim gjatė shitblerjes, humbje, mallkim etj.[16]

El-Insan: Elifi nė fillim tė kėsaj fjalie pėrfshinė njerėzimin nė pėrgjithėsi, qė na jep tė kuptojmė se nė pėrgjithėsi njerėzimi janė nė humbje. Njeriu pasuri mė tė vlefshme nė kėtė botė ka jetėn, e jeta pėr ēdo frymėmarrjen tonė, ēdo orė qė kalon, tregon se po shkojmė nga pėrfundimi i jetės sonė dhe se hap pas hapi po i afrohemi fundit tė kėsaj pasurie, si dhe pėrgjegjėsisė pėr kėtė pasuri qė kemi pasur (jetėn). Sikur frymėmarrja (shpirti) tė kishte qenė qė ta krijojė njeriu, ajo nuk do tė mbaronte kurrė dhe njeriu nuk do tė ishte nė humbje. Por kjo ėshtė e pamundur pėr njeriun, meqė ėshtė dhuratė e All-llahut qė ia ka dhėnė njeriut emanet qė ai tė jetė i kufizuar gjatė shfrytėzimit tė jetės. Po qe se njeriu jetėn e shfrytėzon sipas dispozitave tė Kur’anit, nuk konsiderohet si njeri i humbur. Nė lidhje me kėtė All-llahu thotė: “Dhe se njeriut nuk i takon tjetėr vetėm se ajo qė ka punuar”[17]. Secili njeri ėshtė peng i asaj qė ka punuar.[18] Sipas kėtyre ajeteve, po qe se njeriu ka harxhuar kohėn pėr tė mirė, do tė shpėrblehet pėr kėtė, mirėpo po qe se kohėn e ka harxhuar nė vepra tė kėqija, do tė dėnohet. Pra, puna qė ka punuar gjatė jetės sė tij mund tė jetė e dobishme apo e dėmshme pėr tė, apo ndoshta as e dobishme e as e dėmshme. Mirėpo edhe pėr kėtė ėshtė nė humbje, sepse i ėshtė dhėnė koha qė ai tė punojė punė tė dobishme. Pra, njeriu gati se nė ēdo moment ėshtė nė humbje. Mirėpo, edhe po qe se njeriu kohėn e harxhon nė punė tė mira, kjo nuk e largon prej vdekjes, por pėr ēdo frymėmarrje po i afrohet vdekjes, me ose pa dėshirė. Vėrtet ēdo frymėmarrje ėshtė vdekje.[19]

Raziu pasi qė komenton ajetin “Pa dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė”, thotė se vetė harxhimi i jetės sė njeriu konsiderohet humbje.[20]



3. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės, dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm.

Pra, All-llahu i Madhėrishėm nė ajetin e parė tė kėsaj sureje betohet nė kohėn, e nė ajetin e dytė tregon se njeriu ėshtė nė humbje, mirėpo nė ajetin e fundit na bėn me dije se cilėt njerėz janė nė humbje. Pra, njerėzit janė nė humbje, por pėrveē atyre qė besuan, punuan punė tė mira, kėshilluan njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn dhe pėr durimin.

Pra, pėr tė qenė njeriu i shpėtuar, patjetėr duhet t’i plotėsojė kėto katėr kushte qė vijojnė:

1. Tė ketė besim (iman). Tė besojė se ēdo lajm qė solli Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė fjalė e All-llahut dhe e vėrtetė.[21] Njeriu qė iu beson kėtyre gjėrave me gjithė zemėr, konsiderohet mu’min. All-llahu i tregon njeriut se, po qe se don qė mos tė jetė i humbur, para sė gjithash lypset imani. Pėr tė qenė ndonjė punė e pranuar tek All-llahu si punė e mirė, sė pari njeriu qė kryen atė punė duhet tė ketė iman,[22] pėrkundrazi, puna e mirė pa iman nuk shpėton prej humbjeve. Nė Kur’an qartazi tregohet se puna pa iman ėshtė sikur tė mos ishte kryer fare (pa vlerė). All-llahu thotė: “Shembulli i veprave tė atyre qė nuk besuan ėshtė si hiri, tė cilin me puhi e shkapėrderdh nė ndonjė ditė tė stuhishme, e ata nuk mund tė realizojnė asgjė nga veprat qė kanė bėrė, e ky ėshtė ai dėshtim i madh.”[23] E poashtu thotė: “E veprat e atyre qė nuk besuan janė si valėt (nga rrezet e diellit) nė njė rrafshinė ku i etshmi mendon se ėshtė ujė, derisa t’i afrohet atij e nuk gjen asgjė, por aty e gjen All-llahun dhe ai do tė japė llogarinė e tij, All-llahu ėshtė i shpejtė nė llogaritje.”[24]

Nė ajetin e tretė tė sures Asr All-llahu, pėrpos qė kėrkon prej njeriut tė ketė iman, kėrkon qė njeriu tė punojė punė tė mira (dobishme), gjė qė tregon lidhshmėrinė e imanit me veprat e mira.



a. Veprimi i punėve tė dobishme (tė mira).

Sa i pėrket veprimit pėr tė mirė, janė bėrė komentime tė ndryshme, disa prej tyre kanė bėrė komentim global, e disa komentim mė tė hollėsishėm.

Ibni Abbasi rreth kėsaj ēėshtjeje jep dy mendime. Njėri prej kėtyre mendimeve ėshtė se kur flitet pėr punė tė dobishme, nėnkuptojmė kryerjen e farzeve[25], si fjala vjen faljen e namazeve, agjėrimin e Ramazanit, dhėnien e zekatit, kryerjen e haxhxhit.[26] Sipas hazreti Aliut punė e mirė konsiderohet: kryerja e ibadeteve nė kohėn e vet, dhe atė me pėrulėsi.[27] Ndėrsa Katadeja mendon se ēdo punė e mirė qė bėhet me bindje tė fortė nė All-llahun konsiderohet punė e mirė.[28] Ndėrsa komentatorėt tjerė tė Kur’anit rreth kėsaj ēėshtjeje kanė ardhur nė pėrfundim se besimi nė All-llahun, nė tė Dėrguarin e Tij,[29] kryerja e tė gjitha urdhėrave[30] dhe largimi nga tė gjitha ndalesat[31] konsiderohet punė e mirė.[32]

Pėr tė pėrfituar kėnaqėsinė e All-llahut me bindje tė plotė, vepimi sipas Kur’anit dhe Sunnetit, si dhe pėrdorimi i logjikės sė shėndoshė[33], konsiderohet punė e mirė.

Ndėrsa Ahmed Hamdi Aksekiu (1951) jep kėtė mendim: اdo punė qė punon njeriu, e qė ėshtė nė pėrputhshmėri me Kur’anin, Hadithin, si dhe me logjikėn e njeriut, e tė mos jetė nė kundėrshtim me ligjet natyrore, pa marrė parasysh se njeriu punon pėr vete, familjen, pėr popullin apo nė pėrgjithėsi pėr njerėzinė, konsiderohet punė e mirė.[34]

Pra, edhe pse janė bėrė komentime tė ndryshme, qėllimi ėshtė i njėjtė, sepse si kusht lypset imani. Puna e mirė ėshtė njė vazhdimėsi e imanit, apo janė si dy kritere tė pandara njėra prej tjetrės, me ē’rast kėto nė Kur’an bashkėrisht janė pėrmendur 52 herė. Nė disa prej kėtyre ajeteve thuhet: “Kush beson dhe punon punė tė mira”, kurse nė disa ajete tjera: “Kush punon punė tė mira duke pasur besim”,[35] apo si nė ajetin vijues, ku All-llahu i Madhėrishėm thotė: “Kush bėn ndonjė punė tė mirė, qoftė mashkull ose femėr, duke qenė besimtar, tė tillėt hyjnė nė Xhennet dhe nuk u bėhet fare padrejtėsi.”[36]

Nga ajetet e sipėrpėrmendur mund tė konkludojmė se, pėr t’u konsideruar punė e mirė tek All-llahu, kryerėsi i veprės patjetėr duhet tė ketė edhe besim.



b. Porosia pėr tė vėrtetėn

Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm. Nė fund tė kėtij ajeti All-llahu tregon kushtin e tretė dhe tė katėrt tė shpėtimit tė njeriut. Njeriu qė ka iman dhe punon punė tė mira, duhet qė tė kėshillojė tjetrin qė t’i pėrmbahet tė vėrtetės. E vėrtetė konsiderohet ēdo punė qė ėshtė e dobishme pėr njeriun, pa marrė parasysh se ka pėr qėllim kėtė apo botėn tjetėr, dhe ėshtė e kundėrta e gėnjeshtrės. Tė flitet e vėrteta pėr ekzistimin e Zotit, ose secili ta flasė tė vėrtetėn si pėr vete ashtu edhe pėr tė tjerėt. Pra, ēdonjėri tė dijė pėr tė drejtėn e vet sė pari, e pastaj tė flasė pėr tė tjerėt. Nė shoqėrinė islame nuk guxon asnjėri tė shkelė tė drejtėn e tjetrit dhe nuk ka heshtje ku ka padrejtėsi, por ēdonjėri duhet tė ketė ndėrgjegjje tė pastėr. اdo individ duhet tė dijė dhe tė kuptojė pėrgjegjėsinė qė ka ndaj tjetrit. Nėse nė njė shoqėri dominon padrejtėsia, e kemi obligim moral dhe fetar qė tė mundohemi nė ēdo mėnyrė ta eliminojmė atė padrejtėsi, duke u munduar qė ta ndalim vepruesin e padrejtė me fjalė, me kėshilla, madje edhe me forcė. Vetėm nė kėtė mėnyrė arrihet uniteti shoqėror, forcohet besimi ndaj njėri-tjetrit, si dhe lartėsohet morali i ndėrsjellė. Nė tė kundėrtėn, ėshtė e pamundur tė mos shkatėrrohet ajo shoqėri. Mu pėr kėtė All-llahu na kėshillon dhe thotė: “Ruajuni nga e keqja (nga dėnimi) qė nuk i godet vetėm ata qė bėjnė mizori prej jush.”[37] Nė ajetin tjetėr thotė: “Ata qė mohuan tė vėrtetėn nga Beni Israilėt, u mallkuan prej gjuhės sė Davudit dhe Isait, tė birit tė Merjemes. Kėshtu u veprua sepse kundėrshtuan dhe e tepruan. Ata ishin qė nuk ndalonin njėri-tjetrin nga e keqja qė punonin. E ajo qė bėnin ishte e shėmtuar.”[38] Mirėpo ata qė mundohen t’i tregojnė tjetrit pėr tė vėrtetėn, All-llahu i lavdėron dhe nė njė ajet thotė: “Ju jeni populli mė i dobishėm i ardhur pėr tė mirė, tė ndaloni nga veprat e kėqija dhe tė besoni All-llahun.”[39]



c. Kėshillimi pėr durimin

Kusht i katėrt qė njeriun e nxjerrė prej humnere, po qe se e plotėson kuptohet, ėshtė durimi (sabri). Sabėr do tė thotė qė njeriu t’iu bėjė ballė tė gjitha ngjarjeve qė e godasin atė. Mos tė humbasė shpresėn kur ta kaplojė ndonjė vėshtirėsi. Kėta janė ata njerėz tė cilėt me iman punojnė punė tė mira, kėshillojnė njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn, respektojnė tė drejtėn e tjetrit, nuk ndahen nga e vėrteta, kur i kaplon ndonjė ngjarje e padėshiruar nuk gjunjėzohen, por me vetėdėshirė i pėrkulen dhe i mbėshteten All-llahut. Sabėr (durim) po ashtu don tė thotė qė tė mundohesh t’iu kundėrvihesh dėshirave epshore, e kjo padyshim kėrkon njė mundim kundrejt epshit. Durimi ėshtė dy llojesh:

1. Durimi gjatė vėshtirėsive, si gjatė kryerjeve tė ibadeteve apo gjatė veprimit tė ndonjė pune tė dobishme. Pra, pėr tė kryer kėto lypset mundim; njeriu duhet qė gjatė kryerjes sė veprave tė mira tė mos mėrzitet, por tė ketė durim.

2. Durimi kundėr oreksit dhe dėshirave epshore, qė nė fillim kėto duken tė shijshme, por pėrfundimi i tyre ėshtė katastrofal.[40] Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] nė njė hadith na jep shenjė pėr kėto dy lloje tė durimit dhe thotė: “Xhenneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė vėshtira, ndėrsa Xhehennemi me gjėra tė lakmueshme”.[41] Ndėrsa All-llahu nė lidhje me durimin nė disa ajete tė Kur’anit thotė: “O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė All-llahut.”[42] ; “O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė folur, se vėrtetė All-llahu ėshtė me durimtarėt.”[43] ; “… Ndėrsa tė durueshmėve u jepet shpėrblimi i tyre pa masė.”[44]

Sipas kėsaj qė u pėrmend mė lartė nėnkuptohet se sabri i lavdėruar konsiderohet ai sabėr qė bėhet pėr tė treguar apo realizuar obligimet fetare, e jo qė njeriu tė ketė durim (sabėr) kur tė shohė ndonjė padrejtėsi qė i bėhet atij apo dikujt tjetėr, apo nėse sheh dikend tjetėr se ėshtė nė rrugė tė gabuar dhe, nė vend qė tė mundohemi ta heqim atė nga ajo rrugė, tė themi se kemi durim. Sepse All-llahu i Madhėrishėm thotė: “E tėrė krenaria i takon All-llahut, tė Dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve”,[45] qė do tė thotė se njeriu duhet tė jetė krenar kur tė mundohet tė bėjė pėrpjekje pėr tė mirė. Mu pėr kėtė Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nėse dikush prej jush sheh ndonjė vepėr tė keqe, le tė mundohet qė ta ndalė atė me dorė; nėse s’ka mundėsi ta ndalė me dorė, atėherė le tė mundohet me gojė (fjalė); e nėse edhe kėtė nuk mundet, atėherė le ta urrejė me zemėr, por kjo tregon imanin e dobėt”.[46]



Rezyme

Kur’ani ėshtė udhėrrėfyes pėr njeriun qė ai tė jetė i lumtur nė kėtė botė dhe botėn tjetėr, andaj ai duhet tė punojė sipas porosive tė tij. Po ashtu edhe kjo sure, tė cilėn u munduam ta komentojmė, shumė qartė tregon mėnyrėn se si njeriu, pėr tė qenė i shpėtuar, duhet t’u pėrshtatet kėtyre kushteve. Pra, All-llahu nė kėtė sure betohet se tė gjithė njerėzit janė nė humbje, pėrveē atyre qė besojnė, kryejnė vepra tė mira, kėshillojnė njėri-tjetrin pėr tė vėrtetėn dhe pėr durimin. Sipas porosive kur’anore, puna qė kryhet pa iman nuk konsiderohet punė e mirė. Sikurse nė ajetet e tjera, po ashtu edhe nė kėtė sure All-llahu tregon qartė se pėrpara se tė kryhet puna e mirė duhet qė njeriu tė ketė besim (iman). Nė asnjė ajet tė Kur’anit nuk ceket se puna qė kryhet pa iman konsiderohet si vepėr e mirė, dhe pėr kėtė tė shpėrblehet njeriu. Po ashtu edhe imani pa vepėr tė mirė nuk ka peshė tė madhe, nuk ka shpėrblim tek All-llahu, por njeriu me kėtė mundohet tė mashtrojė vetveten. Pėrderisa nuk hudhet fara nė tokė, dihet se edhe bima nuk mbinė, mirėpo edhe sikur tė hudhet fara nė dhé e tė mos mbijė bima, do tė thotė se ajo farė ėshtė prishur. Premtimi i All-llahut ėshtė valid vetėm pėr ata persona qė pėrpos imanit punojnė edhe punė tė mira. Kur’ani nėpėrmjet kėsaj sureje tregon formulėn e shpėtimit tė njeriut, edhe atė nėpėrmjet kėtyre katėr gjėrave. Pėrgjatė historisė, dijetarė e filozofė tė ndryshėm gjatė tėrė jetės sė tyre janė munduar qė tė gjejnė formulėn e shpėtimit tė njeriut, por pa sukses. Ndėrsa Kur’ani kėtė e cek pėrmes tre ajeteve tė kėsaj sureje, gjė qė vėrteton se Kur’ani ėshtė fjalė e All-llahut. Po qe se njeriu dėshiron tė jetė i shpėtuar nė kėtė dhe nė botėn tjetėr, ai duhet patjetėr tė punojė sipas kėsaj recete. Rrugėdalje tjetėr nuk ka.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
 
Formula e shpėtimit tė njeriut
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Prezantohen makinat e Formula 1 -
» Kalendari i Formula 1 - (2006)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: