Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalliKėrkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Pėr Islamin KAPITULLI I

Shko poshtė 
AutoriMesazh
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Pėr Islamin KAPITULLI I Empty
MesazhTitulli: Pėr Islamin KAPITULLI I   Pėr Islamin KAPITULLI I Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:53 pm

Johan Volfgang von Goethe (Gėte), poeti mė i madh i Evropės, lavdia e gjuhės gjermane dhe e jetės intelektuale. Edhe pse e kaloi jetėn e tij nė njė vend jomusliman, ai pranoi dhe deklaroi se pajtohej me gjithė zemėr me pohimin e dy dėshmive (Shehadetin): S’ka Zot tjetėr veē Allahut, Njė dhe tė Vetėm, dhe Muhammedi a.s. ėshtė i dėrguari dhe, njėkohėsisht, vula e tė gjithė tė dėrguarve tė Tij. Veē tė tjerash, ai thotė:



“Ēmenduri, secili nė rastin e vet

Mendimin e tij tė veēantė lėvdon!

Nėse Islam do tė thotė nėnshtrim ndaj Zotit

Ne jetojmė dhe vdesim nė Islam.”[1]

“Dhe, kėshtu, na duhet tė qėndrojmė brenda Islamit (d.m.th.: nė nėnshtrim tė plotė ndaj vullnetit tė Zotit)…”[2]

“Mė tepėr nuk kam ē’tė them, pėrveē asaj se, edhe kėtu, unė pėrpiqem tė qėndroj nė Islam.”[3]

“Kėtu askush nuk mund tė kėshillojė njeri; secili duhet tė vendosė vetė, se ēfarė duhet tė bėjė. Ne tė gjithė jetojmė nė Islam, pavarėsisht nga forma qė zgjedhim pėr tė inkurajuar vetveten.”[4]

“Mbėshtetet… nė ēdo pikėpamje tė arsyeshme fetare dhe ėshtė nė Islam, tė cilin ne, herėt a vonė, tė gjithė duhet ta pranojmė.”[5]

“Feja Muhammedane jep shembullin mė tė mirė pėr kėtė.”[6]

“Ju e shihni se, kėtij sistemi, nuk i mungon asgjė dhe se ne, me gjithė sistemet tona, nuk jemi aspak mė tė pėrparuar, madje askush nuk mund tė shkojė mė pėrpara… Ky sistem filozofik ėshtė njė masė e shkėlqyer, tė cilėn njeriu mund ta aplikojė tek vetvetja dhe tek tė tjerėt, pėr tė mėsuar se nė ē’nivel tė virtytit shpirtėror jemi.”[7]

“Efesi pėr shumė vjet,

Nderon mėsimin e profetit

Jezus. (Paqja qoftė mbi tė Mirin!)”[8]

“Besimi nė njė Zot tė vetėm ėshtė gjithmonė i efektshėm pėr ngritje shpirtėrore, sepse ai tregon pėr njeriun, njėshmėrinė brenda vetes.”[9]

“Herėt a vonė, duhet tė pranojmė Islamin, sepse ai pajtohet me arsyen.” [10]

“Nėse Islami ėshtė bindje ndaj Zotit, atėherė, tė gjithė (lindim) jetojmė dhe vdesim nė Islam.”[11]

“Ėshtė shumė e ēuditshme se si muslimanėt fillojnė t’i edukojnė fėmijėt e tyre. Ata e kalisin rininė e tyre, qė nė fillim, me bindjen se asgjė s’mund t’i godasė veē asaj qė ia ka pėrcaktuar mė parė Zoti, i Cili udhėheq nė gjithēka dhe nė ēdo gjė. Kėshtu, ata janė tė pėrgatitur gjatė gjithė jetės sė tyre dhe pajtohen me fatin, dhe nuk ju duhet pothuajse asgjė tjetėr. E shihni, kėtij mėsimi nuk i mungon asgjė. Me gjithė sistemet tona edukative, ne nuk kemi shkuar aspak mė tej, madje askush nuk ka mundėsi tė shkojė mė tej.”[12]

Sipas Anemari Schimel, e cila ėshtė njėra nga njohėset mė autoritative dhe mė kompetente tė Islamit nė Evropė, Gėte ka mbetur tėrė jetėn i entuziazmuar me Islamin, ndoshta edhe pėr arsyen se Islami i ka pėlqyer, sepse Gėte kurrė nuk e ka pranuar idenė e kryqėzimit tė Jezusit, as shėlbimin e tij, dhe as ngarkesėn e tij me mėkate njerėzore. Nė Divanin e vet, ka mjaft qėndrime antikrishtere, nga pozita e besimit islam.[13]



Volteri, filozof dhe shkrimtar i madh francez, thotė:

“Feja me tė cilėn erdhi Muhammedi, pa dyshim ėshtė mė e lartė se Krishterizmi. Besimtarėt muslimanė nuk janė sprovuar me mosbesimin, me tė cilin janė testuar tė krishterėt, tė cilėt, nė fund, deklaruan: ‘Njė Zot ėshtė nė tresh, ndėrsa trinia ka njėsinė e njėshit.’ Besimi nė Njė Zot tė Vetėm, tė Gjithėfuqishėm ka qenė nė themel tė Islamit. Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit tė tij dhe trimėrisė sė tij, ndėrsa tė krisherėt pėrdorėn shpatėn dhe zjarrin pėr pėrhapjen e fesė sė tyre. O Zot, Zot i Madh! Sikur kėta popuj tė Evropės t’i merrnin si model muslimanėt! Nuk ka dyshim qė Muhammedi a.s. ka qenė njeri vėrtet i madh. Nė gjirin e virtyteve tė tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar gjenerata madhėshtore. Ai ka qenė shtetas i urtė dhe i drejtė, i cili deri nė fund ka realizuar revolucionin mė tė madh nė historinė e njerėzimit.”[14]

“Luteri nuk ėshtė i denjė as t’ia zgjidhė lidhėset e kėpucėve Muhammedit.”[15]

“Pėrsėris se ata, qė fenė Islame e quajnė si fe me lakmi epshesh shtazore dhe njė fe qė i hap shteg plogėshtisė dhe papunėsisė, janė tė padijshėm, trundryshkur e mendjesėmurė. Kėto pretendime, janė fare tė pabaza dhe qėndrojnė shumė larg nga e vėrteta. Edhe ata, qė i pranojnė si tė qėna kėto, nuk e njohin aspak problemin.
O priftėrinj e kallogjerė! Tė gjithė ju, o burra klerikė! Nė qoftėse urdhėroheni tė mbani agjėrim nė muajin korrik, nė qoftėse ju ndalohen vera qė pini e bixhozi qė lozni, nėse urdhėroheni tė bėni pelegrinazh (haxh) nė ranishtat e nxehta tė Hixhazit (Arabisė), nėse vendoset tė jepni dy e gjysmė pėrqind tė tė ardhurave tuaja pėr sadaka, dhe ju
<hr align=left width="33%" SIZE=1>

[1] Kėto fjalė, Gėte, i thotė nė njėrėn nga poezitė e Divanit, (WA I 6, 128), shih: Shejh Abdulkadir Al Murabit, Johann Wolfgang Von Goethe dhe ‘Marrėdhėniet e tij me fenė islame’, Tiranė, 2000, f. 15.


[2] Gėte i tha kėto fjalė, pas njė aksidenti qė i ndodhi karrocės sė tij (nė korrik 1816). Ai e kuptoi se nuk do ta shihte mė kurrė Marianne von Wilmer-in, me tė cilėn mendonte tė martohej pas vdekjes sė Kristjanės. (WA IV 27, 123), ibid, f. 20.


[3] Tė njėjtėn gjė, ai thotė edhe nė njė letėr drejtuar Zelter-it, mė datė 20. 9. 1820, (WA IV 33, 132), ibid, f. 20.


[4] Kur, mė 1831, u shfaq njė epidemi kolere, nga e cila vdiqėn shumė njerėz, nėpėrmjet njė letre, Gėte e ngushėllon kėshtu njė miken e tij, Louise Adele Schopenhauer: (mė 19. 9. 1831, WA IV, 49, 87), ibid, f. 20.


[5] Mė 22. 12. 1820 Gėte i shkroi njė letėr falėnderimi mikut tė tij Wilemer, i cili i kishte dhuruar njė libėr me aforizma. Ai, mes tjerash, i kishte shkruar kėto fjalė, (WA IV 34, 50), ibid, f. 21.


[6] Si pjesėmarrės nė Luftėn e 1792 kundėr Francės, Gėte shkruan, mė 7-8 tetor 1792, se besimi nė paracaktimin e gjithēkaje nga Zoti, gjen shprehjen e tij mė tė pastėr nė Islam, (WA I 33, 123), ibid, f. 21, 22.


[7] Eckerman na njofton pėr njė bisedė tė tij me Gėten, mė 11. 4. 1827, rreth metodės sė edukimit tė muslimanėve. Gėte e mbyll kėtė diskutim me kėto fjalė, Shejh Abdulkadir Al Murabit, op. cit., f. 22.


[8] Gėte, kėtu, e pėrshkruan Jezusin si profet, (WA I 6, 296), ibid, f. 9.


[9] West-ostlichen Diwan, WA I 7, 42, ibid, f. 23.


[10] Hilmo Neimarlija, Dug Geteu, Islamska Misao, v. V. nr. 51, Mars, Sarajevė, 1983/1403, f. 41.


[11] Rozhe garodi, Gjallėrimi Islamik, Gjakovė, 1991, f. 1.


[12] Islamska Misao, Sarajevė, 1983, op. cit., f. 41.


[13] Dituria Islame, Prishtinė, 1996, nr. 79, f. 28.


[14] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, Islami dhe Civilizimi Perėndimor, Gjilan, 2004, f. 81.


[15] Ibid, f. 82.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Pėr Islamin KAPITULLI I Empty
MesazhTitulli: Re: Pėr Islamin KAPITULLI I   Pėr Islamin KAPITULLI I Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:54 pm

kėrkohet tė lėshoni 14 gra nga 18 qė keni, e tė mbani vetėm 4, a mund tė thoni pėr atė fe, qė u bėnė tė tilla komunikime, se ėshtė fe lakmuese dhe epshesh shtazore?!”[1]

Ndėrkaq, nė Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotė:

“Vėllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, mė duket njė fe shumė e respektuar. Ti adhuron vetėm njė Zot. Ēdo vit, je i detyruar tė japėsh, si zekat, njė tė dyzetėn e tė ardhurave dhe ditėn e Bajramit tė bėsh paqe me armiqtė. Priftėrinjtė tanė, qė shpifin tėrė botėn, ndoshta njė mijė herė thanė se feja jote zuri vend, sepse ėshtė njė fe qė u drejtohet plotėsisht kėnaqėsive. Tė gjithė kėta tė mjerė kanė gėnjyer. Feja jote ėshtė shumė fisnike.”[2]

Nė “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanėt”, Volteri thėrret me nervozitet:

“Ju them pėrsėri, analfabetė tė marrė, vetėm tė paditurve mund t’u thuhet se feja Islame ėshtė sensuale dhe epsharake; pėr kėtė, as qė bėhet fjalė, ju kanė mashtruar sikurse edhe pėr shumė tė tjera…

Lehtė ėshtė tė shpifet, por unė e urrej shpifjen - thotė Volter nė fund tė artikullit. Pasaktėsitė duhet vazhdimisht tė pėrgėnjeshtrohen, sepse edhe kur e hedhim poshtė njė mashtrim, gjithnjė gjendet dikush qė do tė risjellė atė. Mund tė shkruhen shumė libra voluminozė me intrigat e pavėrteta, me tė cilat janė sulmuar muslimanėt. Ēdo gjė qė ėshtė thėnė pėr muslimanėt, deri mė sot, duhet hedhur nė zjarr.”[3]



Leon Nikolajeviq Tolstoi, shkrimtar i madh rus, nė traktatin "Pejgamberi urtiplotė Muhammed", veē tė tjerash, thotė:

“Muslimanėt, nė gjirin e Islamit, me abstenimin e tyre nga kjo botė kalimtare, me pastėrtinė e jetės, fisnikėrinė e qėllimeve, qartėsinė e synimeve, me moral fisnik, karakter, thjeshtėsi dhe pjekuri, i mahnitėn njerėzit qė gjendeshin rreth tyre.

Njė prej vlerave tė Islamit, ėshtė porosia qė, tė veprohet mirė me ithtarėt e librave qiellorė, veēanėrisht me priftėrinjtė e krishterė...

Nė fenė Islame, lejohet qė tė lidhet martesė me femrat e krishtera dhe ēifute, dhe ato gėzojnė tė drejtėn qė ta mbajnė fenė e tyre."[4]

“Ligji, tė cilin e ka sjellė Muhammedi a.s., do tė sundojė nė botė, pėr arsye se ėshtė tėrėsisht nė harmoni me natyrėn, mendjen dhe menēurinė e njeriut.“[5]



Sarojini Naidu, poete e famshme indiane, pėr Islamin thotė:

“Islami ėshtė feja e parė qė predikoi dhe praktikoi demokracinė. Demokracia e Islamit mishėrohet pesė herė nė ditė, kur nė xhami dėgjohet thirrja (ezani) dhe besimtarėt grumbullohen pėr t’u lutur. Fshatari dhe mbreti gjunjėzohen pėrkrah njėri tjetrit dhe dėshmojnė: Vetėm All-llahu ėshtė mė i Madhi. Kam qenė e befasuar gjithnjė, nga ky bashkim i padukshėm, qė i vėllazėron njerėzit me njėri tjetrin.”[6]

Nė ligjėratėn mbi ”The ideal of Islam”, nė ”Speaches and Writing of Sarojini Naidu”, Madras, 1918, f. 167, ajo thotė: “Me sa kam lexuar nė Kur’an, mendoj se ndjenja e drejtėsisė ėshtė njė nga idealet mė tė mrekullueshme tė Islamit. Ato parime dinamike tė jetės, nuk janė mistike, por etikė dhe praktikė pėr sjelljet e pėrditshme nė jetė dhe tė pėrshtatshme pėr tėrė botėn.”[7]

“Njė nga veēoritė dalluese dhe mė kryesore tė fesė sė komunikuar dhe tė pėrhapur nga Muhammedi a.s., ėshtė fakti se ajo ėshtė larg ēdo fanatizmi. Pėrkrahėsit dhe pasuesit e Muhammedit a.s,. futėn nėn sundimin e tyre Sicilinė, sunduan pėr shtatėqind vjet Spanjėn e krishterė, por nė asnjė kohė nuk i trazuan bashkėqytetarėt gjatė ushtrimit tė fesė sė tyre dhe dogmave tė saj. Muslimanėt i kanė respektuar tė krishterėt, pasi libri i tyre (Kur’ani) i mėson qė tė sillėn me butėsi ndaj jomuslimanėve. Shėrbimi ndaj njerėzimit ėshtė vepėr me ēka krenohet dhe lavdėrohet ēdo musliman. Islami kultivon dhe ruan bazat themelore tė vėllazėrimit tė gjithmbarshėm tė njerėzimit. Kur, njerėzimi ta pranojė kėtė parim esencial dhe tė veprojė sipas tij, atėherė do ta gėzojė lumturinė.”[8]



Mahatma Gandi



“Nė ditėt e ngadhėnjimit tė tij, Islami ishte mjaft tolerant, gjė qė shkaktoi admirim tek tė gjithė popujt. Kur nė Perėndim sundonte errėsira, nė horizontin e lindjes, lindi njė yll shkėlqyes, i cili shndriti dhe ngushėlloi botėn, e cila rėnkonte nga mjerimi. Hindusėt duhet ta studiojnė Islamin me respekt, dhe atėherė kanė pėr ta dashur, ashtu si e dua unė.”[9]



Napoleon Bonaparti, sipas Lakisit, njė prej miqve tė Napoleonit, nė ishullin Sant Helen, tregon se kur Napoleoni jetonte nė Egjipt, i mrekulluar pyeste:

“Si kanė mundur kėta njerėz (muslimanėt) tė mposhtin aq shumė vende, duke i mbajtur nėn kontroll?” Ky admirim, sipas Lakisit, ishte njė nga shkaqet qė Napoleoni kishte simpati tė madhe pėr Islamin. N. Bonaparta thoshte: “Mendoj se do ta pranoj Islamin.”[10]



Ogyst Konti, pionier i shkollės sė pozitivizmit, duke iu pėrgjigjur Togos, thotė:

“Togo do tė kthehet nė Islam vetvetiu edhe pse unė nuk e njoh Islamin, por unė flas pėr atė qė e krijoi Islami. Kam vizituar Grėnadėn dhe aty kam parė njė art tė bukur dhe arkitekturė tė mrekullueshme. Prandaj, nuk ėshtė e mundur qė, njė fe, ta bėjė tėrė atė qė ka bėrė Islami, dhe tė mos studiohet detajisht. Islami nuk e mohoi mendjen pėr asnjė moment, nė realitet ai i dha asaj fuqi qė tė jetė e lirė, tė mendojė, tė shohė dhe tė krijojė artin dhe arkitekturėn e bukur. Prandaj, nėse ėshtė e domosdoshme qė nė kohėn e sotme tė kemi njė fe, atėherė ajo fe nuk mund tė jetė tjetėr, veēse Feja Islame sepse ėshtė e vetmja fe qė i pėrgjigjet kohės sė sotme.”[11]

“Unė nuk pajtohem me ju, sepse ju e sulmoni fenė Islame, pa pasur kurrfarė njohurish pėr tė.”[12]
<hr align=left width="33%" SIZE=1>

[1] Hajrullah Hoxha, Akuzat kundėr Islamit dhe vlerėsimet pozitive tė disa shkencėtarėve jomuslimanė, Takvimi, Prishtinė, 1996, f. 119.


[2] Dr. Beqir Topallogllu, Gruaja nė Islam, Stamboll, 2000, f. 31.


[3] Enver bin Tahir, Volterova (Voltaire) tragedija “Muhamed ili fanatizam” i neka njegova kasnija djela, Glasnik, nr. 4-6, prill- maj, Sarajevė, 1961, f. 264-267.


[4] Muharrem Omerdiq, Tolstoi pėr Islamin dhe Muhammedin a.s., Rinia Islame, Shkodėr, nr. 10, nėntor, 1997, Rexhep 1418, f. 7-9


[5] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 148.


[6] Pamfleti: A e njihni kėtė njeri.


[7] Pamfleti: Ē’thonė tė tjerėt pėr Islamizmin.


[8] H. Hoxha, op. cit., f. 118.


[9] H. Hoxha, op. cit., f. 124.


[10] Sejjid Muxhteba Musavi Llari, op. cit., f. 117.


[11] Dr. Rushdi Fekkar, Njeriu nuk ka arsye tė jetė kryelartė, Dituria Islame, Prishtinė, 1993, nr. 47. f. 19.


[12] Dr. Rushdi Fekkar, Ardhmėria e njerėzimit nė Islamizėm, Dituria Islame, Prishtinė, 1995, nr. 73. f. 14.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
WtOolS
Webmaster
Webmaster
WtOolS


Numri i postimeve : 337
Registration date : 09/01/2008

Pėr Islamin KAPITULLI I Empty
MesazhTitulli: Re: Pėr Islamin KAPITULLI I   Pėr Islamin KAPITULLI I Icon_minitimeFri Jan 11, 2008 4:54 pm

Kolonel Enxhersal, amerikan i njohur si afetar, thotė:

“Njėmijė vjet pas lindjes sė Krishtit, muslimanėt themeluan njė shtet tė madh, ngritėn mėsonjėtore nė qytetet mongole e tatare, nė Iran, Irak, Siri, Egjipt, nė Afrikėn e Veriut, nė Spanjė, etj. Muslimanėt nuk ngritėn vetėm mėsonjėtore (medrese), por ngritėn edhe qendra vėzhgimesh astronomike, ku zhvilloheshin shkencat natyrore. Ata shpikėn dhe bėnė tė qėndrueshme numrat, studiuan algjebrėn, gjeometrinė dhe arritėn tė zgjidhin probleme tė algjebrės sė shkallės sė tretė. Muslimanėt janė treguar mjeshtėr nė shkencėn e tė maturit tė tokės, kanė vizatuar hartat e yjeve, kanė treguar lėvizjet e tyre dhe i kanė emėruar ata me emra tė ndryshėm, emra tė cilėt i mbajnė edhe sot e kėsaj dite. Ata kanė rrėfyer pėr pjesėtimin e rruzullit tokėsor, kanė pėrshkruar drejtimin e rrugės sė Diellit e tė Hėnės, dhe ndryshimin e natės dhe tė ditės… Kanė shpikur vegla kimie dhe fizike, kanė pėrgatitur orė tė ndryshme, kanė zbuluar balancuesin e orės, kanė bėrė pėrparime nė shkencėn e kimisė, kanė operuar me azotin, me eterin, alkoolin dhe, pėrherė tė parė, kanė ngritur spitale nė botė.

Muslimanėt kanė kuptuar bazat e shkencės, tėrheqjen e trupave nė natyrė dhe gjithashtu kanė studiuar edhe shkencėn hidromekanike. Nė optikė, kanė shpikur dhe kanė konstatuar se drita nuk perceptohet nga syri nė sende, por nga sendet nė sy. Pėrveē kėsaj, muslimanėt nga pambuku, lėkura, letra e ēeliku, kanė punuar lėndė shumė tė vlefshme e dobiprurėse…

Ata, qė korrėn sukseset e treguara nuk ishin tė krishterėt, por ishin pikėrisht muslimanėt, qė ngritėn universitete, qė mblodhėn tė gjitha dorėshkrimet e veprat e vjetra, qė zbuluan ligjet e natyrės dhe tėrhoqėn vėrejtjen e mbarė botės mbi dituritė natyrore… Nuk duhet tė harrojmė se, lavdia e vendosjes sė themeleve tė diturive bashkėkohore, i takon pasuesve tė Muhammedit a.s. Pėr asgjė, prej asaj qė pėrfitojmė sot, nuk i detyrohemi as kishės, as krishterizmit.”[1]



H. G. Wels, nė “Historia e botės”, f. 346. thotė:

“Islami ėshtė mendimi politik mė universal, mė i gjallė dhe mė i shėndoshė qė ėshtė realizuar, ndonjėherė, nė botė. Ai i ofroi njerėzimit kushte shumė mė tė mira, se cilido sistem tjetėr.”[2]



Z. Skot, orientalist i shquar, nė librin e tij “Historia e mbretėrisė sė perėndimit nė Evropė”, pėrveē tė tjerash, shkruan:

“Duhet t’i admirojmė muslimanėt dhe fenė e tyre, sepse nė ēdo qytet qė hynė, ata sollėn qetėsi, siguri, pasuri, begati, paqe dhe lumturi. Ata rrėzuan idhujt e Qabes dhe zhdukėn tė ligat e trashėguara, gjatė tridhjetė shekujve… Muslimanėt themeluan shtete, tė cilat rrezatuan drejtėsi pėr shekuj me radhė, ngritėn qytete, ku i pajisnin njerėzit me dituri. Ata nxorėn dhe pėrgatitėn gjeni, qė treguan se mendja njerėzore ėshtė pushtetplotė dhe se qėndron mbi gjėsendet.”[3]



Edmund Burke, politikan i shquar anglez.

“Islami ėshtė fe e ndėrtuar mbi themele tė arsyeshme dhe ėshtė dėrguar pėr cilindo, si pėr sunduesit, ashtu edhe pėr tė varfrit, pra, pėr tė gjithė njerėzit. Njė shembull i tillė barazie ėshtė e pamundur tė gjendet nė ndonjė vend apo fe tjetėr. Po tė hyjmė nė sferėn e studimit e tė vėzhgojmė Kur’anin me imtėsi dhe hollėsi, do tė kuptojmė se sa i plotė dhe i lartė ėshtė ai. Herėn e parė, Kur’ani e tėrheq njeriun si magnet, mė pas e mahnit, dhe mė vonė nxit tek ai ndjenja respekti, duke e impresionuar thellė.” [4]



Herbert Hobohm (Aman Hobohm), intelektual qė i ka shėrbyer Misionit Diplomatik Gjerman, nė pjesė tė ndryshme tė botės. Ka punuar edhe Atashe kulturor nė Ambasadėn Gjermane, nė Riad. Nė vitin 1941 ka pranuar Islamin. Ai ka thėnė:

“Kam jetuar nėn sisteme tė ndryshme tė jetės dhe kam pasur mundėsinė tė studioj ideologji tė ndryshme, por kam ardhur nė konkludimin se, asnjė nuk ėshtė aq perfekt, sa Islami. Asnjė nga sistemet, nuk ka njė kod tė plotė tė njė jete fisnike; vetėm Islami e ka atė, dhe kjo ėshtė arsyeja pse njerėzit e mirė e pranojnė atė. Islami nuk ėshtė (vetėm) teorik, por ėshtė (edhe) praktik. Ai do tė thotė ‘pėrulje’ e plotė, pėrpara vullnetit tė Zotit.”[5]



Profesor Hurgronje



“Lidhja e kombeve, e themeluar nga Pejgamberi i Islamit, vendosi principet e unitetit internacional dhe vėllazėrimin ndėrnjerėzor, nė baza kaq universale, saqė shėrbeu si fanar ndriēues pėr kombet e tjera. Ėshtė fakt se, asnjė komb nė botė, nuk mund tė krahasohet me atė qė Islami bėri gjatė realizimit tė idesė tė Lidhjes sė Kombeve.

Bota nuk ka hezituar sė ngrituri lart hyjni dhe individė, jeta dhe misioni i tė cilėve kanė humbur nėpėr legjenda. Ēdo pėrpjekje e Muhammedit a.s., kishte pėr qėllim vetėm bashkimin e njerėzimit nė adhurimin e njė Zoti tė Vetėm. Muhammedi a.s., ose pasuesit e tij, nė ēdo kohė, kurrė s’kanė pretenduar se kanė qenė pasardhės tė Zotit, mishėrues tė Tij, apo se janė hyjnorė. Ai, pėrherė, ka qenė dhe e ka konsideruar veten e tij, vetėm si njė emisar, i zgjedhur nga Zoti.”[6]



Gaston Karr, orintalist i njohur francez, nė vitin 1913, nė gazetėn Figaro, ka shkruar njė varg artikujsh mbi ēėshtjet islame. Veē tė tjerash, ai shkruan:

“Islami ėshtė fe e qindra miliona njerėzve. Sipas tė gjithė atyre qė e pasojnė, ėshtė njė fe e cila ofron rrugėzgjidhjen e sigurt pėr mbarėvajtjen e shoqėrisė njerėzore. Kur’ani qė ėshtė Statusi themelor i kėsaj feje moderne, pėrmban themelet (bazat), ku bota e qytetėruar, sot mbėshtetet aq fuqishėm, sa qė mund tė themi se ky qytetėrim ėshtė formuar, duke u bazuar nė rregullat e pėrhapura prej Islamit. Pikėrisht, kjo fe largpamėse, i ka siguruar Evropės burimet e duhura, qė nevojiten pėr zhvillimin e shoqėrisė njerėzore. Edhe nė qoftėse se nuk ia njohim kėtė cilėsi dhe meritė tė lartė Islamit, dhe nė rast se nuk i detyrohemi, duhet ta pranojmė, pa asnjė dyshim, se kjo ėshtė e vėrteta.”[7]
<hr align=left width="33%" SIZE=1>

[1] H. Hoxha, op. cit., f. 120-121.


[2] T. Nelaj, Tė Huajit, jomuslimanėt pėr Islamizmin, Kur’anin dhe Muhammedin a.s. Edukata Islame, Prishtinė, 1971, nr. 3. f. 32.


[3] H. Hoxha, op. cit., f. 117.


[4] Ibid, f. 115-116.


[5] Pamfleti: Shpata e Islamit, botues Rinia dhe Kultura Islame, Tiranė, 1992


[6] Pamfleti: A e njihni kėtė njeri.


[7] H. Hoxha, op. cit., f. 122.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
https://start.albanianforum.net
Sponsored content





Pėr Islamin KAPITULLI I Empty
MesazhTitulli: Re: Pėr Islamin KAPITULLI I   Pėr Islamin KAPITULLI I Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Pėr Islamin KAPITULLI I
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tutju Allahut shoq e mos e njollos islamin

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
 :: Feja Islame :: Islami - Feja e vetme, e pranuar tek All-llahu Subhanehu ve Teala-
Kėrce tek: